KKVITI

Ragmi Mustafa takoi Talat Xhaferin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar me në krye kryetarin Ragmi Mustafa sot u mirëprit nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Shkup.

Gjatë këtij takimi u trajtuan një mori temash dhe sfidash që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave kombëtare dhe pozita në të cilën janë tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe çështjet që kanë mbetur peng i mungesës së lëvizjes së lirë.

Theks të veçantë i kushtuan edhe çështjes së arsimit, përkatësisht studentëve të Luginës së Preshevës që studiojnë në institucionet e shkollimit të lartë në Maqedoni.

Hidromorava

Kryetari Mustafa kërkoi që studentët e Luginës së Preshevës të trajtohen po me të njëjtat kushte me të cilët trajtohen edhe studentët nga Maqedonia. Si në aspektin e tarifave semestrale në universitetet publike, përfitimit nga bursat, internshipet dhe konviktet.

Gjithashtu takimi kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore dhe mirëkuptimi të përkushtuar në gjetjen e mundësive për të tejkaluar sfidat dhe çështjet e hapura./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.