UBT

Ragmi Mustafa: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë frikë të shkojnë në spitalet e Vrajës dhe Leskovcit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa në RTV Dukagjini thotë se ka një rritje të numrit të infektimeve në Luginën e Preshevës por s’ka statistika të vërteta.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë frikë se nuk do të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore në spitalet e Vrajës dhe Leskovcit. Një numër i madh i shqiptarëve po shërohen në shtëpitë e veta pasi në spitalet e Vrajës dhe Leskovcit nuk ka asnjë mjek shqiptarë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa thotë se frika e shqiptarëve ndaj këtyre spitaleve është e bazuar në politikat diskriminuese shtetërore ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se falënderon ministrin Zemaj për interesimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Mobi Casa

“Ministri Zemaj ka thënë se do të hapet një konkurs i veçantë ku do të kenë vend edhe specializantët nga Lugina e Preshevës”.

Mustafa thotë se kanë kërkuar nga Zemaj që edhe spitalet e Kosovës të jenë të gatshme që të trajtojnë edhe pacientët nga Lugina e Preshevës nëse këta të fundit shprehin gatishmëri.

“Me një bashkëpunim mund të ndërtohet në Kosovë një spital që do të trajtonte pacientët nga Lugina e Preshevës”, deklaroi ndër të tjera Ragmi Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.