ARKATANA

Ragmi Mustafa: Shpresoj që Lugina ta ketë përfaqësuesin e saj në mbledhjet e tjera të qeverive Kosovë-Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, ka thënë se e ka mirëpritur fondin e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për shqiptarët e Luginës, të arriur sot në mbledhjen mes dy qeverive shqiptare.

“S’më mbetet tjetër, veç ta falënderoj qeverinë Rama dhe Hoti, në veçanti ministrin Cakaj dhe ministren Stublla, për arritjen e madhe në këtë moment. Besoj që strukturalisht në mënyrë shumë të veçantë, e shpjegoi edhe kryeministri qasjen sistematike të një komunikimi të vazhdueshëm me Këshillin Kombëtar Shqiptar që ka ministritë”, ka thënë ai .

Mustafa theksoi që deri tash janë arritur rezultate, drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Deri tash kemi arritur rezultate të dukshme. Shpresoj që krahas fondit, do të fillojmë edhe më tutje të avancojmë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si nevojë e domosdoshme për t’i bërë diskriminimit sistematik që i ndodh në Serbi”.

Mobi Casa

Mustafa ka thënë që shpreson se në mbledhjet tjera mes dy qeverive do të ketë vend, edhe për përfaqësues nga Lugina e Preshevës.

“Konsideroj që këto dy vite është bërë një politikë proaktive, sa i përket trajtimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës dhe na mbetet vetëm të intesifikojmë marrëdhëniet tona”.

“Një arritje e madhe ka qenë edhe sigurimi i teksteve mësimore. Konsideroj, që para dy vitesh ishte zhgënjyese që s’u trajtua asnjë çështje nga Lugina ; në mbledhjen e dy qeverive. Kësaj radhe, i kanë dhënë rëndësinë e nevojshme edhe trajtimit të kësaj çështje”, u shpreh Mustafa në Klan Kosova.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku janë nënshkruar 14 marrëveshje nga ministrat e dy shteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.