ARKATANA

Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar i PDSH-së

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Preshevë- Sot në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë në mënyrë madhështore po mbahet Kuvendi i V -Zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës. Në manifestimin solemn të mbajtjes së Kuvendit të pestë zgjedhor, pos anëtarëve e delegatëve të PDSH-së morën pjesë edhe përfaqësues të partive politike shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova e Lugina e Preshevës, njofton “Presheva Jonë”

Në Preshevë u mbajt Kuvendi i V-të zgjedhor i PDSH-së

Kuvendin e sotëm e përshëndetën kryetari i Forumit Rinor të PD nga Tirana, Gerti Bogdani me ç’rast solli mesazhet më të ngrohta PDSH nga kryeministri shqiptar dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili tha se rezultatet e shqiptarëve në përgjithësi po shkojnë drejt Evropës së bashkuar.

Ndërkaq,në emër të BDI-së së Maqedonisë Kuvendin e përshëndeti Teuta Arifi, nënkryetare e kësaj partie që uroi punë të mbarë zotit Mustafa dhe tha se ky kuvend bëhet në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe se ëndrrat e shqiptarëve kurrë nuk duhen të humben dhe tha citatin e një shkrimtari “Kur ëndrrat shkojnë , atëherë jeta është si një zog pa krah”.

FITORJA

Kurse në emër të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës Kuvendin e përshëndeti prof.dr.Shezai Rrokaj i cili solli me vete mesazhet e Ilir Metës që kurrë në jetën e tij nuk do ta harron pritjen madhështore të tij që ua kanë bërë shqiptarët e Luginës së Preshevës që ishte mesazh mjaft emocionues.

Kuvendi e përshëndetën edhe deputeti i PDSH së Maqedonisë Orhan Ibrahimi,kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi etj, ku i u uruan sukses Partisë Demokratike Shqiptare.

Më pas vazhdoi pjesa e punës e Kuvendit ku u paraqit vetëm një emër për kryetar të PDSH-së Ragmi Mustafa. Kësisoj mu për këtë Kuvendi, gjegjësisht Komisioni vendosi që votimi të bëhet me aklamacion dhe ashtu ndodhi, Ragmi Mustafa u zgjodh me aklamacion pa asnjë votë kundër kryetar i PDSH edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Mustafa, pas kësaj zgjedhje në foltore i falënderoi për besimin e dhënë për kryetar dhe tha se do të angazhohet për t`i realizuar në tërësi objektivat e PDSH-së në përgjithësi. Kuvendi sot zgjedh edhe Këshillin qendror dhe pastaj ky zgjedh kryesinë e partisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.