Eko Higjiena

Ragmi Mustafa: Rajoni nuk ka nevojë për ripërsëritje të Bllacës famëkeqe

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, nëpërmjet një reagimi ka thënë se pamjet e fundit nga kufiri greko-maqedonas të mijëra refugjatëve nga zona të luftës në Siri që po tentojnë të sigurojnë një jetë në paqe diku tjetër kanë sjellur në kujtesë përjetimet tona të hidhura nga koha e luftës në Kosovë dhe konfliktit në Maqedoni.

Sipas tij, nuk ka popull në Ballkan që ka përjetuar më gjatë e më rendë jetën e hidhur të refugjatit, sesa populli shqiptar.

“Si shqiptarë, kudo që jemi, ne ndihemi të brengosur me fatin e atyre që sot po kërkojnë paqe e strehë të sigurt në prag të tokave tona etnike. Populli shqiptar ndër shekuj është shquar për bujari e fisnikëri, veçanërisht ndaj atyre në nevojë. Si preshevarë, ne sot i kemi zemrat e dyert e hapura për nevojtarët e ikur nga lufta, përkundër një mal problemesh tona që na rëndojnë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik”, ka shkruar Mustafa.

KKVITI

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se “Komuna dhe qytetarët e Preshevës, duke i patur të freskëta kujtimet e së kaluarës sonë jo të largët e të dhimbshme, solidarizohen me refugjatët nga Siria dhe i apelojmë fqinjëve tanë maqedonas që në vend të dhunës dhe trishtimit të mëtutjeshëm të këtyre nevojtarëve, atyre t’iu afrojnë përkrahje dhe mikpritje, përkohësisht, deri sa në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar të gjendet zgjidhje adekuate”.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi në këtë drejtim. Tradita dhe historia jonë nuk na lejojnë t’i mbyllim as sytë, as veshët, e as zemrën kundrejt kësaj krize refugjatësh. Rajoni jonë nuk ka nevojë për ripërsëritje të Bllacës famëkeqe nga e cila e pësuan shumë gra, të moshuar e fëmijë shqiptarë!”, ka shkruar në fund Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.