KKVITI

Ragmi Mustafa pro shkëmbimit të Luginës me Leposaviqin e Zubin Potokun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se është pro që Leposaviqi e Zubin Potoku t’i jepen Serbisë, në shkëmbim me Luginën e Preshevës, që t’i bashkohet Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se Lugina duhet t’i bashkohet Kosovës, edhe nëse e humb Zubin Potokun e Leposaviqin.

“Në këtë fushë edhe mund të bëhet një rishikim i kufijve, sepse ata nëse nuk duan të jenë në Kosovë sikurse që edhe ne nuk po duam të mbetemi nën Serbi, pse të mos ndodh rishikimi i kufijve të vendosur me dhunë”, tha për RTV Dukagjinin, Ragmi Mustafa – Kryetar i PDSH.

Hidromorava

Mustafa thotë se po të ndodhte kjo marrëveshje, do të ishte historike dhe do tu hapte perspektivën dyja vendeve.

“Kjo do të ishte një shembull shumë i mirë në Evropë dhe në botë që dy shtete që historikisht kanë qenë në armiqësi në fund e zgjidhin problemin në mënyrë paqësore dhe njohin njëra tjetrën, do të jetë një perspektivë shumë e madhe”, deklaroi Mustafa.

Ai tha se po të humbet kjo mundësi që Lugina të bashkohet me Kosovën, ato treva do të boshatisen përfundimisht, dhe këto toka historikisht shqiptare, do t’i mbeten Serbisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.