UBT

Ragmi Mustafa: Lugina po zbrazet, 2 mijë shqiptarë u shlyen nga regjistrat në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, ka thënë që klasa politike në Kosovë të mos bëjë konstatime për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por të ndihmojë ata banorë.

Mustafa, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se mungesa e kuorumit në Kuvendin e Kosovës qoftë edhe për votimin e një rezolute për shqiptarët e Luginës së Preshëvës tregon shenja mos serioziteti.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve thotë se 19 vite pas Marrëveshjes së Konçulit asgjë nuk ka lëvizur në të drejtat e shqiptarëve.

Eco Higjiena

“Duke pasur parasysh të dhënat demografike, po ndodh një shpopullim i madh i shqiptarëve sidomos atyre në Medvegjë. Jo zyrtarisht mësohet se rreth 2,000 shqiptarë janë shlyer nga regjistrat e gjendjes civile, ndërsa rreth 1,000 të tjerë në Preshevë e trojet e tjera. Duhet pasur parasysh se popullata e përgjithshme e Medvegjës nuk shkon më shumë se 5,000 banorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mustafa thotë se aktualisht në shkollat shqipe në Luginën e Preshevës ndjekin mësimin rreth 7 mijë nxënës, ndërsa sipas tij dhjetë vite më parë mësimin në këto shkolla e kanë ndjekur mësimin rreth 4 mijë nxënës shqiptarë më tepër.

“Pasur parasysh këto shifra, rënia në pesë vitet e fundit është rreth 26%, ndërsa për dhjetë vite rënia është rreth 41%. Kjo tregon se ka shpopullim të atyre vendeve”, tha Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.