United Hospital

Ragmi Mustafa: Ideja e Thaçit për Luginën e Preshevës, s’ka të bëjë me shkëmbim territoresh

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka mohuar se ideja e presidentit Hashim Thaçi, ka të bëjë me shkëmbim territoresh.

Mustafa thotë se se s’mund të ketë shkëmbim territori derisa Lugina e Preshevës, ka qenë dikur pjesë territoriale e Kosovës por padrejtësisht ka mbetur pjesë e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Nuk pajtohem me shkëmbim sepse nuk është fjala për shkëmbim territoresh. Pavarësisht se ata e konsiderojnë veten si instancë më të lartë, nuk ka të bëjë kjo me shkëmbime”.

Mobi Casa

”Nuk bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, pse të shkëmbehet diçka që është e juaja? Ne nuk po kërkojmë bashkim të çdo shqiptari që është në Serbi, por po kërkojmë që kjo pjesë territoriale e cila ka qenë e Kosovës pse të mos jetë edhe tani?”.

”Politika aktuale në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për shqiptarët e Luginës do të bëhet pjesë e historisë. Pavarësisht se sot Serbia s’do reformimin e saj, ne do të jemi më të riorganizuar. Në asnjë mënyrë s’mund të pranohet koncepti i këmbimit të territoreve”.

”Nëse ka edhe në pjesën e Veriut ndonjë pjesë e kufirit që është padrejtësisht pjesë e Kosovës mendoj që çdo kokë e mençur do ta pranonte”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.