UBT

Ragmi Mustafa falënderues ndaj Zvicrës dhe BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Preshevë – Ambasadori zviceran Vensen Degert vizitoi fillimisht komunën e Preshevës i cili u prit nga kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë të pushtetit lokal në Preshevë.

Ambasadori i Zvicrës në Beograd Vensan Degert, njëherit shef i delegacionit të BE-së në Serbi, siç kemi njoftuar me herët, sot ka qëndruar në Luginën e Preshevës. Ambasadori zviceran Vensen fillimisht në komunën e Preshevës është takuar me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën dhe me udhëheqësit e tjerë të pushtetit lokal në Preshevë.

17shkurt

Më pas Vensen ka vizituar shkollën më të madhe në Serbi atë “Ibrahim Kelmendi” të Preshevës me ç’rast aty është pritur në mënyrë madhështore nga nxënësit e kësaj shkolle siç është traditë shqiptare.

Ambasadori në këtë shkollë ka bërë përurimin e ndërtimit të infrastrukturës shkollore respektivisht inventarin, në radhë të parë përurimin e dritareve dhe dyerve të shkollës. Më pas ambasadori zviceran udhëtoi për në Bujanoc ku edhe atje ka vizituar objektet me rëndësi vitale të komunës së Bujanocit,ku ka bërë edhe shumë përurime të objekteve të ndërtuara si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoci ku si pjesë e donacioneve ka qenë edhe vet shteti i Zvicrës njofton preshevajon.