Eko Higjiena

Ragmi Mustafa: Çështja e Luginës duhet të përfshihet në dialog, është gabim nëse kjo s’ndodhë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre historike për bashkim me Republikën e Kosovës.

Është Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar në Luginë të Preshevës, i cili ka thënë se çështja e tyre duhet të përfshihet në negociatat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Është qasje e gabuar kur mendohet se duhet të intervenohet vetëm në Kosovë në kuadër të dialogut, përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, serbët dhe të mos diskutohet për shqiptarët e Luginës.Kjo është qasje e kufizuar. Dialogu duhet të shkojë përtej kufijve dhe të diskutohet edhe për rregullimin administrativ, të pagjeturit… për kufijtë. Konsideroj se është e njëanshme nëse merret parasysh vetëm çështja brenda Kosovës dhe jo edhe në Serbi – në Luginë të Preshevës”, është shprehur ai në Sytë 7.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se paqja afatgjatë mund të arrihet vetëm duke trajtuat edhe çështjen e Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut.

“Besoj në bashkimin e Luginës me. Nuk mund të shkëputet në mënyrë eklatante se “vdiq kjo ide, vdiq ajo ide. Bashkimi është ëndërr, dëshirë e kamotshme që e kemi trashëguar brez pas brezi. A është ky moment se kjo do të ndodh nuk e di. Por do të vijë një kohë kur shqiptarët e Luginës do të jenë pjesë e Kosovës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.