ARKATANA

Ragip Xhaka: “Jam babai më krenar në botë”

/ 2 minuta lexim
HW

Me dy djemtë e tij, Granitin dhe Taulantin, që luajnë në dy kombëtare të ndryshme, të dyja të kualifikuara për Kampionatin Evropian, babai, Ragip Xhaka nuk mund të kërkojë më shumë nga jeta.

Graniti luan për Zvicrën, shtetin i cili për Ragipin është bërë atdheu i dytë ndërsa Taulanti për Shqipërinë, vendin ku janë rrënjët e tij.

“Nganjëherë nuk besoj as vetë se çfarë po ndodh”, thotë për blick.ch Ragipi i ekzaltuar me suksesin dy djemve të tij. “Jam babai më krenar në botë”, transmeton albinfo.ch.

Uji Dea

Para 25 vitesh Ragip Xhaka së bashku me të shoqen, Elin, ka ardhur si refugjat politik në Zvicër. Ai punonte në kopshtari, ajo pastronte. Asnjëherë në atë kohë nuk kishin mundur të imagjinonin atë që po u ndodh sot. Që dy djemtë e tyre të bëhen yje të adhuruar futbolli, siç janë bërë sot. Dhe se të dy do të kenë merita të mëdha për kualifikimin në Evropian të të dy vendeve.

Por a do të ndodhë që në kampionat të luajnë dy “kombëtaret e djemve të tij” mes vete? Ragipi shpreson se nuk do të ndodhë. “Por nëse ndodhë, unë do të jem neutral”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.