Ragbi këtë vikend edhe në Gjilan

Gjilan – Në konferencën e organizuar këtë të mërkure nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan së bashku edhe me kapitenin e KFOR-it John Bryant si dhe Denis Dautaj kryetar i klubit “Kosovo Roosters Rugby Club” nga Prishtina, kanë paralajmëruar se për këtë vikend qytetarët gjilanas mund të ndjekin lojën e Ragbit në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Sipas Veton Nevzadit drejtor për kulturë, rini e sport kjo është hera e parë që në këtë stadium organizohet një lojë e tillë, ndaj për të gjithë ata të cilët nuk e kanë pasur rastin e ndjekjes së një ndeshje të kësaj natyre kjo mundësi i është ofruar nga Drejtoria e kulturës, KFOR-i si dhe klubi i ragbit nga Prishtina.
Veton Nevzadi, ka thënë se ky është një atraksion për qytetarët e Gjilanit që të vijnë këtë të shtunë në stadium nga ora 11:00 për të shikuar ndeshjen sportive në Ragby. “Ky është hapi i parë në këtë sport, pra fillimisht do të organizohet një lojë sportive, në mënyrë që në të ardhmen të shkohet edhe në hapin tjetër të themelimit të klubeve sportive në Ragby, pse jo edhe në gjithë Kosovën me themelimin e Federatës”.
Nevzati ka ftuar të gjithë të interesuarit që të vijnë për ta përcjellur këtë ndeshje, sepse sigurisht se do të jetë një atraksion për të gjithë ne, ka thënë ndër të tjerash drejtori i Kulturës në Gjilan.
Kapiteni i KFOR-it përgjegjës në misionin e komunave Ranillug dhe Kamenicë, John Bryant, ka falënderuar mbështetjen e dhënë nga DKRS në Gjilan për të zhvilluar një ngjarje të kësaj rëndësie, duke thënë se sporti është një mjet i mirë për t’i bashkuar komunitetet e ndryshme, gjë për të cilën siç ka thënë ai është duke punuar në këto komuna.
Ai tha se po mundohet të sensibilizoj sa më shumë qytetarë të interesuar për t’u kyçur në këtë lloj të sportit. Ai tha se personalisht ka luajtur sporte të ndryshme në të kaluarën, por, sipas tij Ragby është njëri ndër më të mirët, e më veçanërisht sepse i bashkon, afron, njerëzit prej komuniteteve apo prej vendeve të ndryshme. Edhe pse Ragby mund të jetë sport i ashpër ai ka miqësi të madhe. Ai ka ftuar të interesuarit që të vijnë të shtunën në Gjilan në stadiumin e qytetit për të ndjekur këtë ndeshje shumë të veçantë për ju.
Ndërsa Denis Dautaj, kryetar i klubit “Kosovo Roosters Rugby Club” nga Prishtina, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mundësin që iu është dhënë atyre dhe dashamirëve të këtij sporti për të luajtur në një stadium jashtëzakonisht të mirë dhe të përshtatshëm për këtë lojë. “Synim i yni i parë është që në sportin e Ragbyt në Kosovë të kyçen edhe komunitetet tjera jo-shqiptare, ndërsa synim i dytë i yni është që të themelojmë klubet edhe në komunat tjera”.
Ai tha se deri më tani kanë qenë pjesë e klubit shqiptarë, finlandez, amerikan, francez, holandez, romë, boshnjak, etj., por në të ardhmen pretendojmë që interesimi të jetë edhe më i madh në këtë sport.
Në sportin e Ragbyt janë të kyçur momentalisht mbi 35 kosovar, ndërsa loja e ragbyt luhet me nga 15 lojtar dhe ka disa ndryshime në formën e luajtjes së kësaj loje me lojën e njëjtë që luhet në Amerikë./rajonipress/