ARKATANA

Rafuna: S’ka indikacione që ndonjë investitor i huaj mund të largohet nga Kosova, të hiqen barrierat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se edhe përkundër krizës nuk ka indikacione që ndonjë investitorë i huaj ka shprehur frikën të largohet nga Kosova.

Por sipas tij, duhet që të hiqen të gjitha barrierat dhe të hapet një kanal më i thjeshtë i komunikimit me investitorë të huaj.“Nuk kam indikacion që ndonjë investitorë i huaj ka shprehur frikën të ikë nga Kosova. Por duhet të punojmë të thithim investime të tjera duke përfshirë Odën Ekonomike dhe Qeverinë që të reduktohet të gjitha ato barriera dhe të hapet një kanal më i thjeshtë i komunikimit me investitorë të huaj”.

Madje ai ka thënë se për të ndihmuar qytetarin dhe biznesin Qeveria duhet të ofrojë mundësitë më të mira buxhetore.

Sipas tij, të gjitha institucionet do të duhej të diskutonin për gjetjen e një zgjidhje në këtë fazë, duke konsideruar si mundësi edhe pezullimin e tatimit e akcizës, apo edhe subvencionimin e bizneseve.“Gjithmonë për ta ndihmuar biznesin dhe qytetarin duhet që Qeveria e Kosovës të shoh se cilat janë mundësitë më të mira buxhetore. A është më mirë të intervenohet me të hyrat duke pezulluar për një kohë të caktuar qoftë tatimin e akcizës e doganor, apo ta sheh që të intervenohet duke subvencionuar bizneset”.

Uji Dea

“Më e mira kish me qenë që ne të gjithë të ulemi dhe të shohim se cila është mundësia më e mirë nëpërmjet intervenimit të të hyrave në kuptim të marrjes së të hyrave për lirim apo reduktim të ndonjë tatimi apo te shpenzimet nëpërmjet subvencionit që i ofron Qeveria”.

Ai tha se prodhuesit po ballafaqohen me sfida të mëdha e tash edhe nga reduktimet e energjisë elektrike, andaj Rafuna thotë se duhet të paralajmërohen me kohë në mënyrë që të këtë pasoja më të vogla, raporton EO.

“Prodhuesit padyshim që kanë sfida shumë të mëdha nga reduktimi i energjisë elektrike për arsye se janë të detyruar që të aktivizojnë gjenerator ose të gjejnë rrugë alternative për të siguruar energji e kam fjalën nëpërmjet gazit apo lëndëve tjera që ndihmojnë procesin e prodhimit”.“Shumë pajisje të prodhimit nuk mund të aktivizojnë nëpërmjet gjeneratorëve. Subjektet prodhuese nëse nuk ka asnjë mundësi që të kenë energji elektrike me rregull të jenë të paralajmëruar për orarin e reduktimeve për arsye se ajo lëndë e parë prishet dhe nuk mund të hyjë në funksion”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.