Fundamenti

Rafuna : Sfidë për ne është implementimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sfidë për institucionin që ai drejton është implementimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe projekti i Qeverisë së Kosovës për integrimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Doganë.

Në Universitetin “Kadri Zeka” në kuadër të programit “Guest Speaker” para stafit akademik, studentëve dhe pjesëmarrësve tjerë ka mbajtur ligjëratë me temën: “Reformat në Doganën e Kosovës dhe tejkalimi i parashikimeve të mbledhjes së të hyrave shtetërore”, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, fillimisht është pritur nga Shpresë Qamili prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve,Vaxhid Sadriu sekretar i përgjithshëm dhe Flamur Hyseni u.d. dekan në Fakultetin Juridik njëherësh koordinator i programit “Guest Speaker”. Prorektorja Qamili pasi e ka falënderuar Drejtorin Rafuna për vizitën e ka njoftuar atë për funksionimin dhe aktivitetet e Universitetit “Kadri Zeka”.

Ndërkaq në ligjëratën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur lidhur me progresin dhe të arritur e Doganës së Kosovës, me theks të veçantë në reformat e bëra në administratën doganore të cilat siç ka thënë ai, deri më sot kanë rezultuar me më tepër të hyra krahasuar me vitet e kaluara.

Uji Dea

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka përmendur edhe reformat e bëra në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë legjitime, luftimin e ekonomisë joformale përkatësisht evazioni fiskal, ku ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e performancës përmes rritjes së të hyrave, , si dhe për disa projekte të cilat janë implementuar së fundi në Doganën e Kosovës dhe të cilat kanë për qëllim modernizimin e administratës dhe arritjen e standardeve të pranueshme në BE.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sfidë për institucionin që ai drejton është implementimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe projekti i Qeverisë së Kosovës për integrimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Doganë.

Ndërkohë pas ligjëratës drejtori Lulzim Rafuna u është përgjigjur interesimeve të pjesëmarrësve rreth çështjeve që kanë të bëjnë më Doganën e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.