Uji Dea

Rafuna: Po vendosi rend, i kam suspenduar 14 doganierë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se në kuadër të masave antikorrupsion dhe reformave që ka bërë në këtë institucion, ka zvogëluar kontrabandën, nepotizmin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Këtë vit i kam suspenduar 14 doganierë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mbi 25 zyrtarë janë në procedurë penale. Dua t’ju bëj me dije përmes këtij emisioni se askush nuk e ka me tapi vendin e punës dhe të sigurt në rast se nuk ka performancë të mirë, duke filluar nga unë e deri te i fundit. Ta dini se paga e doganierit është më e larta në regjion dhe nuk kanë asnjë arsye të mos e kryejnë punën ashtu siç e kërkon ligji dhe ta dini se nuk do t’i tolerojmë të korruptohen. Paga e një doganieri është 700 euro”, ka thënë Rafuna në emisionin “Puls” të KTV-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka pranuar se përballet me presion, por këtë presion ai e quan pozitiv.

“Është e vërtetë se përballemi me presion pozitiv që të punohet më shumë dhe se ka doganierë që kanë humbur edhe kilogramë shumë. Kur vlerësimi i mallit është bërë në prani të palës, është vendos jo aq sa e ka pas vlerën, ndërsa tash vlerësohet dy herë. Tash më askush nuk e din se kush cilin mall e vlerëson më. Do t’ia këpus rrënjët korrupsionit dhe krimit me aq sa kam mundësi”, është shprehur Rafuna.

UBT

Në lidhje me dallaveret me depo doganore dhe me gazra, drejtori Rafuna ka pranuar se para se të vinte në krye të Doganës, ka pas dallavere me gaz, porse thotë t’i kenë kapur dy kompani e po ashtu edhe depot doganore Rafuna thotë se kanë bërë dallavere duke mos i paguar doganës paratë.

“Të gjitha këto i kemi evituar dhe i kemi mbyllur shumë depo doganore dhe tash janë shumë më pak dhe kontrollohen rreptësisht”, theksoi ai, transmeton Koha.net.

“Viti 2014 ka qenë vit i suksesshëm. Kemi pas 5% më pak mall që ka hyrë në Doganë, por kemi pas 4% më shumë të hyra në buxhet sesa vitin e kaluar. Duhet marrë parasysh se ka rënie në hyrje të materialit për ndërtime. Dhe dua të theksoj se jemi i vetmi institucion që nga raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se Dogana e Kosovës ka një performancë të shkëlqyeshme”, ka theksuar Rafuna.