FIDANISHTJA

Rafuna ngre alarmin: Kosova mund t’i humbasë milionat e BE-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka ngre alarmin se Kosova mund t’i humbasë mjetet e parapa për të nga Plani i Rritjes i BE-së për shkak të vonesave në formim të institucioneve.

Rafuna tha për RTV21 se ndryshe nga vendet e rajonit, Kosova është duke ngecur në këtë çështje dhe është barazuar me Bosnjë e Hercegovinë të cilën e ka bllokuar Republika Serbe derisa Kosova sipas tij e ka bllokuar vetveten.

Uji Dea

“Është shumë Shqetësuese që Kosova është barazuar me Bosnjën ne kemi qenë shumë përpara sesa vendet e rajonit. Ne si Kosovë s’kemi arritur t’i kryejmë detyrat tona brenda që ta ratifikojmë marrëveshjen që kërkohet sipas parashikimeve të Planit të Rritjes dhe Kosova ka ngec. Se kemi marrë ende as parafinancimin, janë dy shtete të vetme që se kanë marrë parafinancimin Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, Bosnja është e bllokuar nga Republika Serbe derisa ne kemi bllokuar vetveten. Dje Shqipëria mori afër 100 milionë, Mali i zi, Maqedonia e Veriut derisa ne s’kemi arritur ta marrim parafinimin prej 63 milion eurove. Kërkesa jonë e vazhdueshme ka qenë që institucionet ta marrin seriozisht këtë çështje sepse këto mjete nuk do rrinë pezull derisa ne të mbushemi mend dhe ti aprovojmë marrëveshje. Nëse ne si bëjmë ndryshimet mjetet e para për Kosovën do t’ju shkojnë vendeve tjera pra rrezikon t’i humbasë ato dhe duhet të veprojmë sa më shpejtë”, tha Rafuna

Një ditë më parë Komisioni Evropian lëshoi fonde të reja për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosova nuk është përfshirë në këtë rund disbursimesh pasi në Kosova ende nuk ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen që mundëson alokimin e mjeteve të BE-së. Gjatë vizitës në Kosovë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që edhe Kosova të nisë të përfitojë nga Plani i Rritjes

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.