ARKATANA

Rafuna: Ndërprerja e energjisë për bizneset do të jetë skandal

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lulzim Rafuna, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur për çështjen e liberalizimit të tregut për bizneset, duke përfshirë edhe vendimin e Gjykatës Komerciale që i jep të drejtë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Rafuna tha se shpresojnë që ZRRE-ja të mos nisë implementimin e vendimit, duke kujtuar se më 30 korrik kishte një paralajmërim se nga 1 gushti do të ndërpritej energjia elektrike, por ndërhyrja e Gjykatës Komerciale me masë të përkohshme e ndali këtë veprim.

KKVITI

“Më pas ZRRE-ja u ankua në shkallën e dytë të ankesave në Gjykatën Komerciale, e cila anuloi pikën ku ishte vendosur masa e përkohshme. Duhet ta kemi të qartë se nuk është vendosur ende për çështjen meritore të objektit të ankesës; çështja është vendosur vetëm sa i përket masës së sigurisë, që është e përkohshme, që biznesi nga ai njoftim apo vendim mos të pësojë një dëm derisa të shqyrtohet dhe të vendoset në mënyrë meritore për objektin e ankesës,” tha ai.

Rafuna paralajmëroi se një ndërprerje e mundshme e energjisë për bizneset “do të jetë skandal në vetvete, për shkak se i detyron bizneset me dhunë që të lidhen kontratë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.