Rafuna i bën thirrje BQK-së të gjejë zgjidhje për 2 € false: Bizneset s’kanë pajisje verifikuese
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna i ka bërë thirrje urgjente Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që të gjej një zgjidhje për problematikën e shfaqur së fundi nga monedhat e falsifikuara dy euroshe.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna tha se kanë pranuar shumë ankesa lidhur me këto monedha, për të cilat deklaroi se puna vështirësohet edhe më shumë kur nuk ka aparaturë ose mjete që e verifikon aty për aty.“Në rast se mbetet që çdo dy euro tash të vlerësohet sepse nuk ka aparaturë ose mjet që e dikton aty për atu. E kemi fjalët për bizneset të cilat nuk i kanë ato mjete, sepse ndoshta ekzistojnë ose nuk ekzistojnë, por biznesi nuk i ka ato mjete ose pajisje dhe kanë një presion të madh nga qytetarët, të cilët nuk janë fajtorë faktikisht për shkak se i kanë pranuar në formën e kusurit, ta quajmë kështu”, shtoi ai.
Ndërkaq Rafuna tha se vendimet e marra së fundi nga Qeveria për punësim e grave të dhunuar, janë mirëpritur nga Oda Ekonomike, duke shtuar se tashmë veçse kishin disa marrëveshje me partnerët ndërkombëtar, por edhe ata vendor.Rafuna përmendi trajnimet dhe asisitime e zhvilluara me gra nga Fondacioni “Jahjaga” për inkuadrimin e grave në tregun e punës, raporton EO.
“Ne si Odë Ekonomike, jo vetëm për gratë e dhunuara por për të gjitha gratë tjera jemi duke punuar me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtar brenda Odes Ekonomike projekte të ndryshme, por edhe me Fondacionin Jahjaga të ish presidentes Atifete Jahjaga jemi duke punuar duke mbajtur trajnime dhe duke i asistuar gratë që të inkuadrohen sa më lehtë në tregun e punës”.“Dihet që tashmë largimet e të rinjve nga Kosova, sipas statistikave deri në 70% janë gjinia mashkullore që janë largu dhe me largimin e gjinisë mashkullore, është hapur mundësia që të ketë sa më shumë punësime të gjinisë femërore”, deklaroi Rafuna.