Fundamenti

Rafuna: Dogana ka grumbulluar 41 milionë euro më shumë se në tre mujorin e parë të 2015

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se në aksionin e fundit të koordinuar në mes Doganave të Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar 20 persona të dyshuar për kontrabandë.

Ai ka sqaruar se për këtë aksion kanë qenë të arrestuar 47 persona, duke shtuar se ka gjashtë muaj që janë duke u hetuar të dyshuarit.

“Kemi bastisur rreth 60 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës. Gjithmonë kur ka ngritje te tatimeve ekziston edhe risku që të bëhet kontrabandimi i mallrave. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos dalim mbi vendet e rajonit me nivelin e tatimeve, sepse motivi do të jetë më i madh që të ndodhin kontrabandat”, ka thënë Rafuna, transmeton Telegrafi.

HW

Sipas tij, “Dogana e Kosovës gjatë tre mujorit të këtij viti ka grumbulluar 184 milionë euro, derisa po të njëjtën periudhë të një viti më parë kishte grumbulluar 142 milionë euro, që i bie 41 milionë euro se sa periudha paraprake”.

“Gjatë këtyre tre muajve jo vetëm që i kemi arritur, por i kemi kaluar projeksionet tona. Vitin e kaluar e kemi mbyllur me 101 për qind të projeksioneve të arritura ”, ka theksuar ai.

Rafuna ka theksuar se gjatë vitit 2014, 80 oficerë doganorë kanë kaluar nëpër procedura doganore, “ku 14 prej tyre janë suspenduar”, duke shtuar “se në vitin 2015 janë suspenduar 7 ose 8 oficerë dhe në këta tre muaj i kemi 2 oficerë të suspenduar”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.