UBT

Rafuna: Disa biznese kanë treguar se punëtorët u janë kthyer pasi ishin larguar për punë jashtë vendit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ftuar në FRONTA të T7 ka folur për tregun e punës në Kosovë dhe për ndikimin e mundshëm që mund ta ketë liberalizimi i vizave.

Rafuna ka thënë se në sektorin privat, në dy vitet e fundit janë përmirësuar jashtëzakonisht shumë kushtet e punës, sa që një të riu apo të reje kosovare mund t’i krijohen pikëpyetje nëse do të jetë më mirë që qëndrojnë dhe punojnë në Kosovë apo të ikin në ndonjë vend në perëndim, shkruan Express.

ARKATANA

Rafuna ka thënë se ka disa raste të bizneseve kosovare që kanë treguar në Odën Ekonomike të Kosovës se disa punëtorë pasi e kanë lënë punën për të shkuar në shtete të tjera për të punuar, janë kthyer përsëri në Kosovë dhe kanë kërkuar nga këto kompani kosovare që t’i rikthejnë përsëri në punë.

“Janë tri katra, po që kanë deklaruar se iu janë kthy punëtorët. Janë edhe disa biznese që me mirëkuptim kanë kërkuar që të lejohen të shkojnë e ta provojnë, dhe nëse nuk gjejnë punë, të kthehen përsëri”, ka thënë ai për FRONTAL./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.