UBT

Rafet Prekazi: Ndaj Azerbejxhanit pres lojë të mirë dhe fat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll U21, Rafet Prekazi, edhe pse me disa probleme para ballafaqimit me Azerbejxhanin, ndeshje e cila zhvillohet në Baku është mjaft optimist edhe pse do të paraqitet me disa mungesa në formacion.

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës U21 në Azerbejxhan, të martën zhvillojnë ndeshjen e tyre edhe pse pak vështir të mobilizohen pas humbjes së papritur ndaj Izraelit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Kemi mungesa të mëdha në formacion me kartona e lëndime të futbollistëve, pres nga futbollistët e mijë angazhim maksimal dhe lojë të mirë, por pres kësaj radhe që edhe fati të na ndihmon, mund të them se këta futbollist janë futbollist mjaft të talentuar por na duhet kohë të përpunohemi”, ka bërë të ditur Rafet Prekazi.

ARKATANA

Në radhët e Kosovarëve do të mungon Arian Kabashi, Ardit Gashi e Lirim Kastrati, ndërsa në pikëpyetje është edhe inkuadrimi i Dren Fekës i cili ka të dëmtuar muskulin e këmbës.

Përfaqësuesja e Kosovës bën gara në Grupin e 5-të, ndërsa ndeshje me Azerbejxhanin është takim i vlefshëm për Kampionatin Evropian ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.