ARKATANA

Rafet Prekazi: Mburrem me këta futbollist, jemi fidanishte e talentëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, gjatë eliminatorit të kualifikimeve për Evropianin 2019, së bashku me stafin e tij ka dëshmuar se Kosova ka talent por duhet punuar me ta.

Kjo gjeneratë e Kombëtares U21, me mjaft sukses ka promovuar futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke u pozicionuar në pozitën e 4-të me 12 pikë.

Siç dihet në Grupin me Kombëtaren e Kosovës ishin Gjermania, Islanda, Izraeli, Norvegjia dhe Azerbejgjani.

Talentët Kosovarë kanë dëshmuar lojëra tejet të mira, duke i befasuar shumë analistë të futbollit evropian.
“Ka qenë një Kombëtare me plot talent të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja për rezultate pozitive, me pak fat kemi mundur të jemi në aktin final por ky është futbolli, me rëndësi ne kemi brumin dhe atë duhet gatuar mirë e jo të na ikin talentët para syve, unë i falënderoj të gjithë futbollistët e në veçanti stafin tim të cilët kanë treguar profesionalizëm me punën që kemi bërë së bashku, por mos të harrojmë ne jemi këtu për t`i përgatitur futbollistët për Kombëtaren A”, ka bërë të ditur përzgjedhësi Prekazi.

Mobi Casa

Kombëtarja U21 e Kosovës tani dalëngadalë do të bën ndërrimin e gjeneratës, pasi moshat e futbollistëve janë të kufizuar.

“Do të mundohemi dalëngadalë të bëjmë ndërrimin e gjeneratës duke përzgjedhur më të mirët, më të mirëve do t’ju jepet rasti të dëshmohen sepse Kosova ka talent por duhet të kemi durim”, ka bërë të ditur Prekazi.

Kombëtarja e Kosovës U21 ndeshjen e fundit me 16 tetor do ta zhvillon ndaj Izraelit duke e përmbyllur në mënyrë brilante eliminatorët e Evropianit.
“Që nga 9 tetori do të kemi grumbullimin e futbollistëve, kemi ftuar 22 futbollist në këtë ndeshje do të tregojmë edhe njëherë potencialin që kemi dhe shpresoj se do të dalim faqebardhë”, shprehet Prekazi.

Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet në hotelin “International” në Prishtinë, ndërsa stërvitjet do të mbahen në stadiumin “Top Footboll” në Mazgit nga ora 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.