Rafaela Rica, shqiptarja e suksesshme në biznes

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit ndryshe nga herët e tjera. Një nga autoret e kësaj atmosfere festive në kryeqytetin shqiptar është edhe Rafaela Rica me kompaninë e saj Iceberg Communication.

Rafaela vlerësohet si një nga zonjat më të suksesshme të angazhuara në bizneset shqiptare.

Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, përgatiti këtë material nga Tirana, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.

Pakkush e di në Tiranë se prapa zbukurimeve të kryeqytetit në raste festash dhe ngjarjesh të mëdha është një punë e mundimshme, dhe një nga zonjat që vuan më së shumti këtë lodhje fizike dhe artistike është Rafaela Rica, themeluesja dhe drejtuesja e kompanisë Iceberg Communication. Detyra dhe pasioni i saj të shtojë ngjyrat e jetës dhe festës qytetare.

As ajo vetë nuk do ta kishte besuar 19 vjet më parë, po t’i kishin thënë se një vajzë e re nga Mirdita, që erdhi në Tiranë për të studiuar anglisht dhe menaxhim biznesi, do të bëhej një nga zbukurueset më të njohura të kryeqytetit, duke çarë përmes një mali me paragjykime ndaj femrave nga zonat veriore, në një treg reklamash të paqëndrueshëm dhe pa rregulla të sakta.

Rafaela thotë se kompania nuk bën reklama të rreme për kompanitë e ndryshme, por nxjerr në dritë thelbin e vërtetë të punës dhe bukurisë së tyre.

Kompania Iceberg Communication i ka pjesën dërrmuese të punonjësve të rrinj të moshë, dhe Rafaela thotë se ia ka vendosur si detyrë vetes t’u japë sa më shumë të rinjve shanse në jetë të provojnë idetë e tyre, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.

Mobi Casa

Rafaela thotë se duke dëgjuar idetë, mendimet dhe projektet e të rinjve edhe vetë kompania mbetet e re në vizionet e saj.

Brezi i sotëm, thotë ajo, kanë nevojë vetëm për një dorë mbështetje dhe ata bëjnë mrekullira në punë, sepse janë shumë të përgatitur, ndaj pjesa më e madhe e suksesit të Iceberg Communication iu përket të rinjve.

Shërbimet e kompanisë janë shumë të gjera e të shumëllojshme dhe konkuurenca me kompani vendase dhe të huaja ëhstë shumë e madhe, por konkurrenca është e mirë, thotë Rafaela, sepse e zhvillon kompaninë dhe të nxit të ecësh përpara.

Pas zgjerimit në Kosovë e Maqedoni, kompania Ajberg kommuncation synon tani të zgjerohet në një treg ndërkombëtar me produktet e veta.

Por ajo asnjëherë nuk harron të jetë e vërtetë dhe e përkushtuar në punë, duke u bërë një nga zonjat shqiptare më të suksesshme në biznes.

Rafaela Rica, shqiptarja e suksesshme në biznes