Eko Higjiena

Radikalët islamistë komentojnë mbi sulmet e Bostonit

/ 3 minuta lexim

Islamistët radikalë kanë reaguar në Internet për sulmet me bomba në Maratonën e Bostonit muajin e kaluar. Ndërsa disa i kanë lavdëruar sulmet, analistët thonë se forume të tjera xhihadiste në Internet i shikojnë ato si akte regresive për çështjen e tyre.

Shpërthimet në Maratonën e Bostonit jo vetëm që e kapën në befasi shërbimin amerikan të zbulimit, por edhe disa faqe xhihadiste të internetit kanë shprehur indinjatën e tyre për motivet dhe implikimet e tyre, thotë Shiraz Maher i Qendrës Ndërkombëtare të Studimet të Radikalizimit në Londër.

“Në përgjithësi forumet xhihadiste i përshëndetën sulmet. Këta njerëz janë xhihadistë të përbetuar. Ata i urrejnë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin”, raporton Zëri i Amerikës.

Por Maher thotë se disa përdorues të Internetit mendojnë se sulmet e Bostonit e kanë dëmtuar çështjen e tyre dhe një pjesë e xhihadistëve e kanë të qartë se aftësia e tyre për të kryer sulme që shkaktojnë viktima në masë është kufizuar nga zbulimi dhe sigurimi perëndimor.

“Taktika e re që ka zbatuar Al-Qaida është se nëse nuk shakton drejtpërdrejt viktima, të sjellë humbe ekonomike dhe financiare për Shtetet e Bashkuara dhe për Perëndimin në përgjithësi”.

Të pandehurit kryesorë për sulmet e Bostonit, Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, duket se i kishin planifikuar sulmet pa mbështetjen nga jashtë.

Fidanishtja

Analisti i aketeve të terrorit, Raffaello Pantucci, i Institutit të Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore thotë se celulat e al-Qaidas me bazë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë po inkurajojnë individët radikalë në perëndim nëpërmjet internetit.

“Burimi i hapur i xhihadit, siç e quajnë ata, në të cilin individët janë shumë të fuqizuar ose vemendja përqendrohet tek ta për të ndërmarrë sulme ndaj objektivave të tyre duke përdorur specifikisht mjete që gjenden lehtësisht”.

Pantucci thotë se sfida për shërbimet e zbulimit janë të ashtuquajturit “uqërit e vetmuar” që mund të mos diktohen me mjetet tradicionale si monitorimi i komunikimit.

Analistët e Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Radikalizimit sugjerojnë se rreth 600 xhihadistë të huaj vetëm nga Evropa kanë shkuar për të luftuar në Siri. Shiraz Maher thotë se vëmendja duket se është zhvendosur larg Perëndimit.

Rreziku për Perëndimin, thonë analistët, do të vijë kur të përfundojë konflikti në Siri dhe xhihadistët e huaj të kthehen në vendet e tyre.