UBT

Rabit Zeqiri dënohet me 8 vite burgim

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rabit Zeqiri është shpallur fajtorë, pasi që me datën 06.11.2007 rreth orës 10:30 minuta në livadhet e fshatit Malishevë, Komuna e Gjilanit, tek vendi i quajtur “Te Kufca” për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme me tani të ndjerin Shaban Hajdini, po nga i njëjti fshat i cili ditën kritike ka qenë duke kullotë bagëtinë së bashku me B. Hajdini dhe A. Hajdini, në arën e të pandehurit i njëjti me paramendim e dashje direkte ka privuar nga jeta tani të ndjerin Shaban Hajdini.

Gjykata Themelore në Gjilan e dënoi dhe shpalli fajtor Rabit Zeqirin për veprën penale “vrasje”, raporton rajonipress.

I akuzuari Rabit Zeqiri për veprën penale vrasje është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) viteve, e në të cilin dënim ka me iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, Rabit Zeqiri i akuzuar për vrasjen e Shaban Hajdinit në nëntor të vitit 2007 ishte liruar nga trupi gjykues që kryesohej atë kohë nga ish gjyqtari Kadri Sylaj. Derisa ish prokurori Fahri Nuhiu kishte kërkuar 40 vite burgim.

Ish gjykatësi Kadri Sylaj duke arsyetuar aktgjykimin kishte thënë se Rabit Zeqiri lirohet nga akuza dhe se vendimi është bazuar kryekëput në raportin e forenzikës që është kryer në Zagreb nga ana e Ivana Horian.

Uji Dea

Sipas ekspertizës është konstatuar se në briskun e të ndjerit Shaban Hajdini gjenden njollat e gjakut të të akuzuarit.

Por ky vendim i trupit gjykues e kishte tmerruar ish prokurorin Fahri Nuhiun i cili në fjalën e tij përfundimtare kishte kërkuar 40 vite burg për të akuzuarin. “Thellësisht jam i pakënaqur me vendimin e trupit gjykues sepse mendoj se ka gabuar rëndë. Nuk është mirë që i akuzuari të lirohet nga burgu derisa nuk vendos Gjykata Supreme e Kosovës për ankesën e prokurorit” pati thënë Nuhiu.

Rabit Zeqiri për më shumë se 5 vite kishte jetuar në Francë derisa ishte kthyer në vendlindje, pasiqë Gjykata Suprem e kishte rikthyer në rigjykim rastin e tij.

Ndryshe, Rabit Zeqiri ishte akuzuar për vrasjen e Shaban Hajdinit me qëllim hakmarrjeje për konflikte toke dhe me motive të ulëta, me qëllim që ta privojë nga jeta, me paramendim dhe me dashje e nxjerrë thikën nga xhepi dhe me dorën e djathtë e godet Shaban Hajdinin në pjesën e djathtë të kokës mbi vesh./rajonipress/