Rabit Salihu, 42 vite me ditar në dorë, edukojë e arsimojë shumë breza
Gjilan – Rabit Salihu nga Pograxha është njëri nga mësuesit e rrallë që ka qëndruar deri në fund me ditar në dorë, duke edukuar e frymëzuar shumë gjenerata. Rabit Salihu një mësues me një kulturë të lartë arsimore shërbeu me shumë nder e profesionalizëm në Stublinë e Pograxhë.
Ishte viti shkollor 1969- 70 kur mësuesi Rabit Salihu e nis punën me ditar në dorë. I entuziazmuar dhe i etur për të mësuar gjenerata e reja, mësuesi Rabit tregohet i dashur, i afërt me nxënësit dhe i edukuar për të dhënë dijen në maksimum.
Mbahet mend mësimi i tij në fshatrat kufitare duke filluar nga Stublina ku punojnë hiq më pak se 18 vite dhe asnjëherë nuk ka munguar në orët mësimore. “Kisha një kënaqësi të pakufishme që mbaja mësim në një fshat kufitar. Kjo më bënte krenar sepse kisha nxënës të zot e të aftë para vetës” shprehet Salihu.
Rabit Salihu është pensionuar më 18 nëntor 2014 ku punojë në fshatin Pograxhë duke nxjerrë gjenerata të arta deri në deputet të Parlamentit, doktor shkencash, mjek, gazetar e profile nga më të ndryshmet.
Rabit Salihu me punën e tij profesionale mbetet mësuesi më i dashur dhe më i kërkuar nga brezat e rinj. “Unë jam krenar që i kam shërbyer gjeneratave të reja dhe jam i lumtur që ata sot janë në kulmin e të arriturave. Kjo më bënë krenar dhe të lumtur” shprehet Rabit Salihu./rajonipress/

