Eko Higjiena

Ra pa ndjenja në tokë, Hammarby njofton për gjendjen e Astrit Selmanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Hammarby ka konfirmuar se Astrit Selmani është në gjendje stabile pas rrëzimit që i ndodhi në ndeshjen ndaj Ostersunds.

Reprezentuesi i Kosovës ishte në një duel me një lojtarë kundërshtar, derisa u godit me bërryl dhe ra pa ndjenja në tokë.

Stafi mjekësor intervenuan menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë, derisa u dërgua me urgjencë në spital.

Fundamenti

Gjendja e Selmanit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë dhe këtë e ka konfirmuar klubi suedez në komunikatën e fundit, derisa konfirmuan që lojtari rikthehet në stërvitje pas disa ditëve.

“Astriti tashmë i është nënshtruar ekzaminimit në spitale, gjë që është standarde në këtë lloj ngjarjeje. Tregon se përplasja ka shkaktuar një tronditje. Tre qepje për plagën në vetull, pa lëndime të tjera. Priten disa ditë pushim para se Astriti të fillojë të stërvitet”, thuhet në komunikatë.

Selmani deri më tani në këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.