FITORJA

Qyteti pa monografi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për Gjilanin dhe historinë e tij, si njërën nga shtatë qendrat më të mëdha rajonale të Kosovës, që si vendbanim llogaritet t`i ketë rreth 300 vjet, dihet shumë pak, sepse asnjëherë nuk është shkruar ndonjë kronikë më serioze dhe vetëm tani është duke u përgatitur monografia e parë, nga një ekip shkencëtarësh dhe profesionistësh të lëmenjve të ndryshëm, por që po vonohet më shumë se tri vjet.

Qyteti i Gjilanit, llogaritet t`i ketë rreth 300 vjet moshë, por ende nuk e ka një monografi të veten. Nga e kaluara ka trashëguar dhe ruajtur pak ose fare gjëra. Thuhet se ky vendbanim është djegur tri herë në historinë e tij dhe po kaq herë është rindërtuar. Dihet po ashtu se Gjilani ka përjetuar njërën nga masakrat më të mëdha, vetëm 37 ditë pas “çlirimit”, në vitin 1944, kur në burgun e atëhershëm famëkeq, rrugëve të qytetit dhe veçmas tek “Ura e Maskatarit” u masakruan rreth 8 mijë shqiptarë nga Anamorava.

Pushteti sllavo-komunist, në mënyrë perfide i rrënoi të gjitha monumentet dhe simbolet kulturo-historike shqiptare në qytet, por nuk arriti ta zhduk identitetin shqiptar të këtij vendbanimi. Më të vjetrit mbajnë mend shumëçka nga qyteti i dikurshëm i kalldrëmit dhe shatërvanit, por që tani nuk ekzistojnë më, përveç kullës së Sahit Agës, shtëpisë së Kajmekanit, asaj të Farush Okllapit e ndonjë tjetër, që janë rinovuar më vonë. Afër vendit, ku sot është shtëpia e shëndetit, dikur ishte një mulli për bluarjen e drithit. Për Gjilanin dhe historinë e tij, si njërën nga shtatë qendrat më të mëdha rajonale të Kosovës, ndonëse si vendbanim, llogaritet t`i ketë rreth 300 vjet, më së paku dihet, sepse asnjëherë nuk është shkruar ndonjë kronikë më serioze dhe vetëm tani është duke u përgatitur monografia e parë, nga një ekip shkencëtarësh dhe profesionistësh të lëmenjve të ndryshëm, por që po vonohet shumë.

Është viti i tretë që ky ekip nuk po arrin ta botojë monografinë e qytetit, duke e lënë Gjilanin edhe më tutje pa kartën e identitetit. Ndërkaq, Sahat-Kulla po rikthehet në Gjilan, në afërsi të stacionit të autobusëve, të paktën si monument i dikurshëm, sepse rëndësia e saj nuk mund të jetë ajo që ka qenë atëherë. Sipas kronistit Hasan Bunjaku, një nga tezat më të qëndrueshme për themelimin e këtij vendbanimi, merret të jetë Bahti Beg Gjinolli, administrues i fundit i Artanës (Novo Bërdos), i cili, për shkaqe strategjike-mbrojtëse, erdhi nga kjo qendër, dikur ndër më të mëdhatë evropiane për nga numri i banorëve dhe u vendos në fushëgropën midis maleve të Karadakut e të Zhegocit, një vend me tri rrjedha ujore dhe me një terren pak a shumë ligatinor. Në vendin ku sot gjendet Shtëpia e Mallrave, ngriti Sarajet, Hamamin dhe Sahat-Kullën, pjesë kjo që u quajt Begler-Mëhalla. Edhe vetë kryetoposi Gjilan, konsiderohet se u formua pikërisht nga mbiemri Gjinoll, që me ndërrime jo të pakta fonetike, e nxori toponimin Gjilan.

Mobi Casa

Në literaturën serbe, vendi u quajt Gnjillane (Gnjillo – e lagshtë, e butë, e kalbur), që përkon me topoleksemën shqipe Ligatina. Në literaturën turke u quajt Geylan e Gjylhan, madje edhe Gjelhan.

Thuhet se ky vendbanim, tri herë është djegur me themel dhe po kaq herë është rindërtuar. Dihet se shumica dërmuese e banorëve të Gjilanit, përherë kanë qenë shqiptarët. Pas luftës së dytë botërore, tipike për Gjilanin, ishte thënia “Gilan, he viran, shtatë mejhane e një dyqan”. Bunjaku e kujton kasabanë e dikurshme me rrugë të shtruara me kalldrëm, me dyqane tipike zejtare me qepena. Po ashtu, ai rikujton edhe centralin elektrik me qymyr, që ndriçonte vetëm rrugët kryesore, deri diku kah ora 22:00.

Në emër të motos “të rrënojmë të vjetrën – të ndërtojmë të renë”, pushteti sllavo-komunist, në mënyrë perfide rrënoi të gjitha monumentet dhe simbolet kulturo-historike shqiptare në qytet. Brenda natës dhe në mënyrë enigmatike ishte rrënuar Sahat-Kulla, më vonë u rrënuan edhe konaçet e Beglerëve si dhe Hamami i Qytetit.

Gjilani, megjithatë mbetet një nga qytetet më emblematike të Kosovës edhe pa këtë trashëgimi./rajonipress.com/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.