ARKATANA

Qyteti me katër emra

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për qytetin me katër emra – Të këndoj po ma thotë zemra! Për qëndresë të tij stoike – Ndër etapat historike !

Emri i parë ishte Tasjan –
Popullata vetë ia lan !
Tasjan quhej stacioni i trenit ,
Prisnin njerëzit prej terrenit .
Njeri i parë erdhi Ferizi –
Në Tasjan punën e nisi !

Emri i dytë erdhi pa faj –
T’ gjithë i thoshin Ferizaj !
Emri i tretë për këtë udhëkryq ,
Erdh nga turqit – Ferizoviq !
Shkonin n’ Shkup nëpër Kaçanik –
Merrnin rrugë për Selanik !

ARKATANA

Pas Ferizit , erdh një kodosh ,
Që e kishte emrin Urosh !
Emri i katërt nga ky përtac –
Serbët i thoshin Uroshevac !

Një qytet me katër emra –
Rrahin ritmet n’ katër zemra !
Nëpër breza për njerëzinë –
E shpalosin historinë !

Gjilan, më 27.10.2014. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.