RCCOLA

Qyteti me 11 banorë shet 4 milion kanoçe birrë në vit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një qytet në SHBA, i quajtur Whiteclay, në shtetin Nebraska, ka vetëm 11 banorë sipas censusit të fundit, megjithatë katër dyqanet e këtij qyteti shesin çdo vit plot 4.3 milion kanoçe birrë.

Si ka mundësi?

Qyteti i vogël ndodhet pranë rezervatit indian Pine Ridge, ku jeton fisi Oglala Sioux.
Alkooli është i ndaluar në këtë rezervat, për këtë arsye banorët vërshojnë tek këto dyqane.

Për këtë arsye, drejtuesit e rezervatit kanë vendosur që të padisin jo vetëm dyqanet, por edhe firmat gjigande të prodhimit të birrës në SHBA si Anheuser Busch dhe MillerCoors, transmeton tema.

Hidromorava

Alkooli është një problem shumë serioz në fisin Oglala Sioux.

Një në katër fëmijë në këtë rezervat lind me probleme për shkak të alkoolit.

Jetëgjatësia mesatare në rezervat është mes 45 dhe 52 vjeç, më e ulëta në hemisferën veriore, përveç Haitit. Ndërkohë në SHBA jetëgjatësia është 77.5 vite.
Rezervati ka 40 mijë banorë dhe vuan shumë nga alkoolizmi për gjenerata të tëra.
Të ardhurat për frymë janë 27 mijë dollarë, por gjysma e popullsisë jetojnë në varfëri.