ARKATANA

Qyteti i Vitisë feston “Ditët e Mërgatës” me një koncert madhështor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Vitia u mbush me atmosferë festive mbrëmjen e kaluar, ku qytetarë vendas dhe mërgimtarë u bashkuan për të festuar “Ditët e Mërgatës”. Ngjarja u kurorëzua me një koncert të madh në qendër të qytetit, ku morën pjesë artistë të njohur nga trojet shqiptare.

Këngë, valle dhe emocione të shumta shënuan natën festive, e cila u kthye në një simbol të bashkimit mes qytetarëve dhe mërgatës, të cilët çdo verë kthehen në vendlindje për të ndarë momente gëzimi me familjet dhe bashkëqytetarët e tyre./rajonipress/

UBT