Qyteti i Gjilanit për tri ditë arenë e volejbollit Ballkanik

Gjilan – Skuadra më e trofeshme në volejbollin e Kosovës, Drita, e cila për disa vite është e pa konkurrencë në volejbollin e Kosovës në konkurrencën e femrave, do të jetë nikoqire e ligës Ballkanike për skuadra.

Këtë vendim dhe nder për vashat e skuadrës së Dritës, e kanë vendosur krerët e Asociacionit Ballkanik.

Për tri ditë radhazi nga e premtja deri të dielën, gurmanët e volejbollit Gjilanas e Kosovarë kanë rast nga afër të shijojnë kënaqësitë të cilat do ti dhurojnë skuadra e mirënjohur nga Turqia, Besiktas dhe skuadra nga Rumania, CSM Lugoj.

Hapjen e kësaj lige prestigjioze të premten duke filluar nga ora 20:00, do ta bënë Drita dhe Besiktas.

Për skuadrën e Dritës dhe volejbollin e Kosovës, është një privilegj i jashtëzakonshëm të organizohen ndeshje me përmasa ballkanike e Evropiane.

Njeriu më meritor për të gjitha sukseset e Dritës është trajneri Lorik Ilazi, i cili me punën e tij profesionale ka bërë që ti bind krerët e Asociacionit Ballkanik që Drita të jetë nikoqire e këtij kompeticioni Ballkanik.
“Është një imazh i madh për skuadrën e Dritës dhe volejbollin e Kosovës të jemi nikoqir i këtij spektakli të volejbollit femëror, ky organizim ndikon edhe në imazhin pozitiv që edhe më tepër të ngritet volejbolli në Kosovë”.

Ilazi është shumë modest kur bën krahasimin në cilësinë e skuadrave pjesëmarrëse.
“Për çdo skuadër Kosovare paraqitja në arenën ndërkombëtare është diçka e re, pasiqë ne jemi ende të rinjë në volejbollin Evropian, është shumë me rëndësi se ne po fitojmë eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe po i hapim shtigjet për gjeneratat e ardhshme, por ne si skuadër do të japim më të mirën nga vetja dhe do të dëshmojmë se edhe te ne luhet volejbolli dhe kemi talente të mëdha në mes rrjetave”.

Trajneri Ilazi, shpreson dhe bën thirrje që për tri ditë qyteti i Gjilanit të jetojë në frymën e volejbollit.
” Në asnjë moment nuk dyshoj se qytetarët e Gjilanit dhe dashamirët e volejbollit të Kosovës që nuk do t’ja mësyejn Palestrës Sportive në Gjilan për të parë nga afër spektaklin e vashave të Dritës dhe skuadrave tjera pjesëmarrëse, ndërsa sa i përket tifozëve “Intelektualëve”. ata gjithmonë kanë dëshmuar se ata janë pjesë e pakontestueshme e sukseseve tona, andaj ju bëj thirrje në mënyrë sportive të tregojnë kulturë, animi dhe të japin provimin e tyre para Asociacionit Ballkanik se nuk kanë gabuar që këtë besim të madh ja kanë besuar skuadrës së Dritës”.

Skuadrat konkurrente të Dritës, Besiktas dhe CSM Lugoj, kanë eksperienca të mëdha ndërkombëtare, skuadra nga Turqia, Besiktas, është tri herë fituese e këtij kompeticioni, kurse skuadra nga Rumania, CSM Lugoj, është finaliste e kësaj gare./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).