ARKATANA

Qyteti i Gjilanit nikoqirë i festivalit të madh të futbollit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Qytetarët e Gjilanit me 18 shkurt tek stadiumi me bari artificial në periferi të qytetit, do të kenë mundësi të përcjellin Festi Football (festivalin e futbollit), të grup moshave të reja U-8 e U-9 duke filluar nga ora 10:00.

Ky festival i futbollit për grup moshat e reja do të organizohet nën patronatin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit dhe FFK-së.

Siç bëjnë të ditur organizatorët e këtij festivali të futbollit i cili mbahet për herë të parë në shtetin e Kosovës por edhe atë Rajonal do të marrin pjesë 16 skuadra.

Hapësira e stadiumit do të jetë 30×25, ndërsa ndeshja do të zgjat 8 minuta, ndërsa një skuadër duhet ti ketë 5 futbollist dhe 2 zëvendësues.

FIDANISHTJA

Trajneri i mirënjohur, Franck Bettulat, i cili do ta drejton këtë “Festi Football” i cili jeton dhe vepron në shtetin e Francës, është mjaft i lumtur që ka mundësi përvojën e tij si trajner ta shpërndaj tek këto grupmosha.

“Është një nder dhe kënaqësi e veçantë së pari që shteti i Kosovës na ka dhënë mundësinë që për herë të parë në historikun e saj ti mbledh këto grupmosha për ta shpalosur cilësinë e tyre, këso “Fest football” në shtetin e Francës vazhdimisht organizohen duke parë nga afër talentin që kanë këto grup mosha që një ditë të afërt do ta prezantojnë vetën e tyre në arenën ndërkombëtare”.

Ndërsa zyrtari për Sport në komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, i cili është edhe Kryetar i Lidhjes Rajonale të Gjilanit poashtu është i lumtur për grumbullimin e këtyre grup moshave.
“Ne si Lidhje Rajonale së bashku me FFK vazhdimisht jemi dhe në vazhdimësi do të jemi për ta shpalosur talentin e këtyre futbollistëve të rinjë, por të talentuar, vetëm në këtë mënyrë me organizime të tilla ne mundemi të ecim drejt futbollit modernë ndërsa trajnerin nga Franca, Franck Bettulat i cili është me origjinë shqiptare i jemi mirënjohës që përvojën e tij profesionale do ta shpalos tek futbollistët e rinjë kosovarë”.

Siç bëjnë të ditur organizatorët për këtë “Festi Football” (festivali i futbollit), është interesimi jashtëzakonisht i madh nga të gjitha klubet e Kosovës, ndërsa të gjithë futbollistët do të shpërblehen me nga një medalje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.