RCCOLA

Qyteti i Gjilanit ka dhënë provimin ndërkombëtarë në Volejboll

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Skuadra e Dritës dhe qyteti i Gjilanit, për tri ditë rresht ishin nikoqirë të organizimit të Kupës Ballkanike të klubeve në mes Dritës, Beshiktashit të Turqisë dhe skuadrës nga Rumania, CSM Lugoj.

Gjatë tri ditëve u demostru volejboll cilësor, ndërsa ka ngadhënjyer skuadra me përvojë nga Turqia, Beshiktash, e cila në finale ka mposhtur vashat nga Rumania.

Edhe njeher u dëshmua se qyteti i Gjilanit është qytet i sportit, duke dëshmuar edhe shikueshmërinë në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, në Gjilan.

Drejtoria për sport e Komunës së Gjilanit edhe njiherë dëshmoi vetën duke kryer punë profesionale për organizimin e këtij turneu ndërkombëtar të volejbollit, e cila u përmbyll në mënyrë spektakolare duke dëshmuar se jemi të gatshëm të organizojmë edhe gara me përmasa ndërkombëtare.

Eco Higjiena

“Ishte një turne i madh i volejbollit ndërkombëtar, kishim nderin që gjatë këtyre ditëve të jemi nikoqirë të skuadrave me nam në volejbollin ndërkombëtar, dëshmuam se tani jemi të pjekur të organizojmë edhe gara ndërkombëtare, kjo dëshmon edhe nga mysafirët nga Turqia dhe
Rumania të cilat kanë qenë të inpresionuara me organizimin që kemi bërë pa as ma të voglin problem”, ka bërë të ditur Kordinatori për sport në komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha.

Një meritë e veçantë për këtë organizim shembullor i shkon edhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit i cili ishte edhe i pranishëm në ndeshjet e zhvilluara.
“Kryetari Haziri edhe njiherë dëshmoi se është idhëtar i madh i sportit, pa ndihmën e kryetarit vështirë se do ta kishim arritur këtë organizim ndërkombëtar, i cili gjithmonë për sportin dhe rininë i ka dyert e hapura dhe ne për këtë jemi të lumtur”, thekson Hoxha.

Drita ashtu si kampione dhe e pa konkurrencë në volejbollin e Kosovës, me strukturat e saja udhëheqëse meriton notën më të lart duke dëshmuar se është një skuadër me përmasa evropiane.

Ishte një test i madh për qytetin e Gjilanit nga ana e Federatës Evropiane e Ballkanike, të cilën Komuna e Gjilanit e dha me notën më të lartë duke i hapur dyert ndërkombëtar edhe për gara të tjera./rajonipress/