Mobi Casa

Qyteti i Gjilanit ishte dhe mbetet qytet i VV

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shumë pjesëmarrës ia kishin mësyer vendtakimit në “Thimi Mitko”, për bashkëbisedimin me kandidatin për kryetar të komunës së Gjilanit, Ismajl Kurteshit, dhe me disa nga asambleistët, si: Besa Baftiu, Luan Aliu, Migjen Fazliu, Ismajl Veliu, Suzana Selimi, Ragip Abazi, Nafije Mehmeti dhe Leonard Miftaraj.

Ismajl Kurteshi pasi ka prezantuar programin qeverisës lokal dhe vizionin mbi komunën, u ka thënë pjesëmarrësve se do të kemi politika të rrepta të kursimeve dhe shpenzimeve minimale komunale. “Me veturat zyrtare do të punohet vetëm në orar të punës. Nuk ka mundësi që një zyrtar komunal ta shfrytëzojë veturën e komunës as për të shkuar në shtëpinë e tij. Jemi të pa kompromis dhe jemi shumë të vendosur të ulim radikalisht shpenzimet. Jemi shumë të varfër për këso teprimesh” – ka thënë Kurteshi.

Ai duke parë mobilizimin e madh brenda qytetit, ka thënë se “Vetëvendosja pati fituar në qytet dhe qyteti është i VV!-s. Atë kohë, PDK-ja në bashkëpunim me serbët e Shillovës dhe me vjedhjet e votave në disa fshatra, e dëmtoi procesin zgjedhor. Tani të gjithë jemi të përgatitur për të mbrojtur votën tuaj, prandaj dilni lirisht, se votën nuk do të lejojmë të devijohet në asnjë rrethanë. Po ju them edhe këtë: ashtu siç ishim shumë të fortë në qytet, tash jemi të fortë kudo dhe në krejt komunën e Gjilanit” – ka thënë Kurteshi.

Uji Dea

Dardan Molliçaj, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes VV! në Gjilan, ka thënë se fitorja në Gjilan është fitore e sigurt. “Kryeministri Thaçi ishte për një javë, shtatë herë në Gjilan. Ardhja e kryeministrit në Gjilan është paniku i PDK-së që e humbi Gjilanin. Prandaj, ndryshimet e mëdha do të vijnë nga këtu dhe do të shtrihen në tërë Kosovën” – tha Molliçaj.

Pjesëmarrësit kanë parashtruar komente dhe pyetje rreth politikave komunale, kanë shfaqur brengat për rritjen e qind për qind të tatimit në prone dhe shumë probleme të papunësisë, infrastrukturës së dobët rrugore, e të ngjashme thuhet nw njoftimin e VV./rajonipress/