Mobi Casa

“Qyteti i Bardhë”, i Fehmi Fetahit frekuentohet nga shqiptarët e të gjitha trojeve etnike

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kompleksi më i madh turistik që po vizitohet nga mijëra qytetar anembanë trojeve shqiptare e ka emrin dhe adresën “Vali Ranch” i njohur ndryshe si “Qyteti i Bardhë” i Fehmi Fetahit. Pronari ndihet tejet i lumtur që investimet e tij po përkrahen dhe adhurohen nga shqiptarët dhe të huajt që e vizitojnë këtë kompleks gjigant. “Unë po ndihem i lumtur, po gëzohem e kënaqem kur i shoh të gjitha shtresat e shoqërisë që e gjejnë harmoninë dhe ndihen të lumtur në kompleksin tonë. Në këtë qytet ka vend dhe hapësirë për të gjithë sepse është ndërtuar enkas për qytetarët dhe jo rastësisht tani epiqendra e turizmit kosovar e ka emrin “Vali Ranch”, shprehet Fehmi Fetahi.

Të gjitha rrugët të shpijnë tek “Vali Ranch”. Ardhja e mërgimtarëve e ka shtuar edhe më shumë frekuentimin në këtë kompleks turistik më të madhin në rajon. Ajo çka e bënë të veçantë kompleksin “Vali Ranch” padyshim janë finesat e shumta që mund t`i hasësh kudo. Të duhen orë të tëra për ta rrumbullakësuar tërë vizitën brenda këtij kompleksi gjigant. Dhe ajo që i jep kuptim padyshim mbetet mundësia për çdo klient e vizitor, i pasur ose i varfër. Edhe nëse nuk ke asnjë cent askush nuk të pengon që ta shijosh tërë bukurinë përrallore e veshur komplet në të bardha që ofron “Vali Ranch”.

Në mbrëmje zakonisht në “Vali Ranch” frekuentojnë qindra e mijëra vizitor. I vije era zhurmë evropiane. Aty takon shqiptarë, të huaj të shumtë që flasin në gjuhë të ndryshme, por që i bashkon ky kompleks.

Artani një djalë 24 vjeçar nga Peja thotë se ka zgjedhur kompleksin “Vali Ranch” për ta shijuar takimin e parë me të dashurën e tij. “Po ndihem tejet bukur, po kënaqem, sepse vërtet ka pamje mahnitëse kompleksi. As në Gjermani ku unë punojë nuk ka këso pamje të ëmbla” shprehet ai.

Ka edhe mërgimtarë që vijnë nga Kanada e Amerika dhe nga të gjitha shtetet evropiane. Iliri që jeton në Washington thotë se ka dëgjuar e lexuar shumë për “Vali Ranch”, por kur vjen këtu dhe e shijon vet, do të bindesh se jeni në një planet krejt tjetër”.

Uji Dea

“Vali Ranch” ka përparësi të shumta dhe ofron komoditet qëndrimi e argëtimi për të gjitha grupet. Qiftet e reja e admirojnë në maksimum pamjen e kompleksit dhe dëshira e tyre e parë është që fotot e kujtimeve t`i adresojnë tek “Vali Ranch”.

Kur i dëgjon komentet e klientëve, pronari Fehmi Fetahi ndihet i lumtur dhe thotë se vërtet e ka vlejtur që të investohet me aq pasion e dashuri.” Unë po ndihem i lumtur, po gëzohem e kënaqem kur i shoh të gjitha shtresat e shoqërisë që e gjejnë harmoninë dhe ndihen të lumtur në kompleksin tonë. Në këtë qytet ka vend dhe hapësirë për të gjithë sepse është ndërtuar enkas për qytetarët e të gjitha moshave e gjinive, dhe padyshim që kompleksi ofron standarde evropiane dhe pëlqehet edhe nga ndërkombëtaret” shprehet Fehmi Fetahi.

Pronari Fehmi Fetahi thotë se tashmë adresë e pikës më të frekuentuar dhe që i jep kuptim turistik në nivel vendi padyshim është “Vali Ranch”. “Jam i bindur se kur të hyjë në funksion autostrada do të bëhet edhe më i kërkuar “Vali Ranch”, edhe pse edhe tani jam i kënaqur sepse frekuentimi aq i madh e ka shndërruar në një qytet të tërë kompleksin. Kjo dëshmon se qytetarët na besojnë në punën tonë, na besojnë për sinqeritet e korrektësi dhe mos harroni se këtu ka mbi 250 punëtor që shumica e tyre janë student. Unë i kam përkrahur në maksimum dhe do i përkrahi gjithmonë ata që vërtet e respektojnë punën dhe kriteret që i parasheh agjenda e kompleksit” shprehet Fetahi.

“Vali Ranch” thjesht është pushtuar nga vizitorët e shumtë, nga ata që e duan qetësin shpirtërore e harmonin familjare. Dasma të shumta, dhoma luksoze e shërbime cilësore e dominojnë komplet këtë kompleks atraktiv e të adhuruar nga mijëra kosovar./rajonipress/