Fundamenti

Qyteti “evropian”, shndërrohet në qytetin e xhunglës, a ka shtet, a ka komunë funksionale Gjilani?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një kompani krejt e panjohur ka disa ditë që ka nisur të gërmojë në themelet e një ndërtese të vjetër 60 vjeçare. Banorët ndihen të rrezikuar dhe të tmerruar me atë se çfarë po ndodhë përfundi kësaj ndërtese. Inspeksioni ka reaguar të hënën pasi ka ndërhyrë më herët policia dhe prokuroria.

E njohu8r si kompania “Matisse” ka disa ditë që në qendër të Gjilanit, aty ku gjithçka shihet e prekët, po gërmon dhe dëmton themelet e njërës ndërtesë, ndër më të vjetrat në qytet.

Banorët të trishtuar nga këto skena tmerruese dhe duke parë se aty kanë hyrë edhe eskavator për të thyer muret kanë lajmëruar disa herë organet komunale, po0r pa sukses. Është dashur intervenimi i prokurorisë për të stopuar punimet ditën e diel.

Banorët thonë dhe pyesin:A ka institucioni Komuna e Gjilanit, ku është Urbanizmi, ku janë Inspeksioni komunal?

RCCOLA

Banorët e pyetur nga rajonipress thanë se realisht me punimet e kryera po rrezikohen
60 familje. “Janë thyer pllakat, janë prekur themelet, kurse brenda është katrahurë sepse ndërtesa ka mbi 60 vite e tepër” shprehen ata.

Inspeksioni komunal ndërkaq të hënën ka ndërprerë punimet kurse Omer Daku tha për rajonipress se kompania është e pajisur për një leje që flitet për renovim të objektit, por nëse ka tejkalime punimet do të ndërpriten.

Vërtet Gjilani i njohur si qytet Evropian, po shndërrohet në qytet të xhunglës e anarkisë totale në fushën e ndërtimit./rajonipress/