RCCOLA

Qytetarët vitias nuk i “duan” tabelat informuese

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me qëllim të njoftimit të qytetarëve rreth aktiviteteve komunale dhe pjesëmarrjes së tyre në procesin e vendimmarrjes Komuna e Vitisë në kuadër të planit të Zyrës për Informim Publik 2012 ka vendosur ditë më parë 20 tabela informuese në fshatrat e Vitisë, por disa prej tyre janë demoluar nga qytetarët.

Ndonëse Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun kishte paraparë në planin e saj vjetor vendosjen e 10 tabelave informuese ajo e ka parë të arsyeshme që ky numër të rritet me qëllim që më shumë fshatra të jenë të përshirë në këtë projekt i cili përpos që parasheh që me këtë qytetarët me kohë të njoftohen rreth aktiviteteve të komunës, por edhe të nxisin pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes si në hartimin e buxhetit komunal etj.

Komisioni Komunal ka dalë në fshatrat ku janë vendosur këto tabela informuese, por fatkeqësisht në fshatrat Sodovinë e Jerlive, Sodovinë e Çerkezëve si dhe në Verban ato janë demoluar nga qytetarët ndërsa në fshatin Smirë ajo është larguar nga një qytetarë me arsyetimin se nuk dëshiron ta këtë tabelë para shtëpisë së tij.

Mobi Casa

Komuna e Vitisë i ka vendosur tabelat informuese në fshatrat : Pozheran, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Stubëll, Smirë, Sadovinë e Çerkezve, Sodovin e Jerlive, Budrikë, Beguncë, Binqë, Radivojcë, Remnik, Ramjan, Skifteraj, Vërban, Goshicë, Lubishtë, Drobesh, Kabash dhe Tërpezë.

Me këtë projekt shumica e fshatrave të Vitisë janë bërë me tabela informuese ndërsa zyrtarët për informim thonë se do të shikojnë mundësitë që bashkërisht me komunën të vendosën tabela informuese edhe në fshatrat e tjera të kësaj komune./rajonipress/