Qytetarët vitias në përkrahje të Hysen Ymerit, shprehen të habitur për lirimin e Millosh Jokiqit
Gjilan – Është interesant se si krimineli Milosh Jokiq ia ka mësyrë Prokurorisë në Gjilan, kundër Hysen Ymerit si denoncues i krimeve të tij. Padia e Millosh Jokiqit lë për të dyshuar se nga e mori një kriminel guximin dhe shpresën se do të ndjekej denoncuesi, Hysen Ymeri e jo krimineli, vetë Millosh Jokiqi ka shkruar Shefik Sadiku! Detyra jonë sot është ta mbrojmë të vërtetën, ta kërkojmë drejtësinë dhe t’i zbardhim krimet që u kryen mbi një popull të pafajshëm, që nuk deshi asgjë tjetër përveç lirisë. Ne s’mund të harrojmë vrasjet, dëbimet, terrorin që përjetuan shqiptarët – vetëm pse guxuan të ëndërrojnë lirinë në tokën e tyre. Kjo nuk është hakmarrje. Është drejtësi. Është borxhi ynë ndaj atyre që nuk janë më, ndaj fëmijëve që u rritën në dhimbje, dhe ndaj së ardhmes që po ndërtojmë ka thënë profesori Sadik Haxhiu.
Vendimi i Prokurorisë së Gjilanit për ta hedhur poshtë kallëzimin penal të Millosh Jokiqit i dyshuar për krime të luftës, kundër Hysen Ymerit ka gjetur përkrahje, por edhe dyshime e dilema se si sistemi i drejtësisë e shpalli të pafajshëm Jokiqin, derisa ai në Gjykatën e Gjilanit ishte dënuar me 20 vite burgim.
Intelektualët vitias e kanë inkurajuar Hysen Ymerin, që mos të dorëzohet karshi kriminelëve serb të dyshuar për krime kundër njerëzimit.
Ata e kanë vlerësuar lartë vendimin e prokurorit Agron Uka ndërsa kërkojnë shpjegime nga Gjykata Supreme apo sistemi i drejtësisë që të dihen arsyet e lirimit të Millosh Jokiqit.
Shefik Sadiku intelektual vitias ka shkruar në rrjetet sociale.
Jam në dijeni për mbledhjen e dëshmive dhe fakteve të krimeve të kryera mbi shqiptarët nga ushtarët dhe policët serbë, dëshmi të cilat i ka zbardhur intelektuali dhe juristi profesionist, Hysen Ymeri. E dhimbshmja është se ato vite menjëherë pas lufte, dëshmitë dhe faktet që ka dorëzuar Hyseni në Prokurori nuk kanë marrë verdiktin e merituar.
Është interesant se si krimineli Milosh Jokiq ia ka mësyrë Prokurorisë në Gjilan, kundër Hysen Ymerit si denoncues i krimeve të tij. Padia e Millosh Jokiqit lë për të dyshuar se nga e mori një kriminel guximin dhe shpresën se do të ndjekej denoncuesi, Hysen Ymeri e jo krimineli, vetë Millosh Jokiqi !
Lajmi nga Prokuroria në Gjilan se është hedhur poshtë padia e Millosh Jokiqit është lajm i mirë për drejtësinë, sepse kjo dëshmon se Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë po profesionalizohet çdo ditë e më mirë.
Ky është lajm i mirë jo për faktin se ka dështuar tentimi i një krimineli që vepron sipas asaj praktikes kur hajni thotë kapeni hajnin, por për faktin se Prokuroria dhe Gjyqësia në Kosovë duke u profesionalizuar, do ta rritë besueshmërinë e qytetarëve për sistemin e drejtësisë.
Juristi profesionist Hysen Ymeri po dëshmon gjithnjë e më shumë se paditë ndaj tij të dështuara, dëshmojnë se Hyseni si jurist nuk lejon që paditë e tij dhe paditë kundër tij, nuk mund të gjejnë zbrazëtira, që lënë për të dyshuar.
Krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë pushtuese gjatë luftës në Kosovë e të zbardhura nga Hyseni me bashkëpunëtorë herë do kur do të sistemohen e do ta gjejnë tretmanin e merituar.
Hedhja poshtë e padisë së Millosh Jokiqit kundër Hysen Ymerit është fitore e dyfishtë, se Hyseni dhe Prokuroria nuk veprojnë emocionalisht, por shqyrtimit të fakteve edhe Hyseni edhe Prokuroria u çasen profesionalisht vlerëson Shefik Sadiku.
Edhe Sadik Haxhiu profesor universitar ka komentuar në rrjetet sociale.
Lufta për liri nuk përfundoi më 12 qershor 1999. Ajo vetëm ndryshoi formë. Sot nuk kërkon armë, por kërkon qëndresë, guxim, durim dhe përkushtim. Sot, ajo luftë vazhdon me mjete tjera më të vështira, por edhe më të lavdishme.
Detyra jonë sot është ta mbrojmë të vërtetën, ta kërkojmë drejtësinë dhe t’i zbardhim krimet që u kryen mbi një popull të pafajshëm, që nuk deshi asgjë tjetër përveç lirisë. Ne s’mund të harrojmë vrasjet, dëbimet, terrorin që përjetuan shqiptarët – vetëm pse guxuan të ëndërrojnë lirinë në tokën e tyre.
Kjo nuk është hakmarrje. Është drejtësi. Është borxhi ynë ndaj atyre që nuk janë më, ndaj fëmijëve që u rritën në dhimbje, dhe ndaj së ardhmes që po ndërtojmë.
Të lumtë miku im, Hysen Ymeri! Fjalët e tua janë zë i së vërtetës dhe i një shpirti që nuk pranon të harrojë. Le të jemi bashkë në këtë betejë të re, për të mos lejuar që gjaku i derdhur për liri të shkelet nga harresa shkroi Haxhiu.
Për çka akuzohej Millosh Jokiq
Millosh Jokiq i akuzuar për krime lufte nga Gushica e Vitisë ishte përgjegjës për maltretimin, rrahjen, vrasjen, dhunimin, dhe dëbimin e popullatës shqiptare gjatë kohë së luftës. Ishe përgjegjës për djegien e fshatrave shqiptare, plaçkitjen e pasurisë së tyre.
Me dashje kishte privuar nga jeta më 9 maj 1999 Rexhep Emërllahun, Ramadan Beratin .Më 30 maj 1999 Marte Tunajn pasi e maltreton dhe e plaçkit nën kërcënimin e thikës i veshur me tesha të zeza, me bomba dhe bajoneta e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale./rajonipress/


