Qytetarët vitias kërkojnë që kryetari Haliti të qeverisë këtë komunë edhe për katër vite të tjera

Viti – Kryetari i degës së LDK-së, Sokol Haliti, i cili është edhe kryetar I komunës së Vitisë, ka mbajtur një sot një tubim elektoral ku shumë qytetarë kërkuan edhe njëherë që ai të vazhdoj qeverisjen e mirë në këtë komunë dhe atë edhe katër vite të tjera.
Gjatë këtij takimi pos kryetarit Haliti kanë marrë pjesë edhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe ish ministra të legjislaturës së kaluar tani deputetë të LDK-së, në parlamentin e Kosovës.
Ndër tjerash Sokol Haliti, tha se kjo komunë deri me tani është vlerësuar dhe shpërblyer për qeverisjen e mirë nga organizatat më të besueshme në vend. Kurse në këtë takim ai ka shpalosur edhe strategjinë e kësaj partie për gratë duke potencuar se kjo parti është më e madhja në viti e cila në listën zgjedhore ka përfshirë gra të kualifikuar të cilat mund të kontribuojnë për të mirën e kësaj komune.
Ai shtoj se LDK-ja jo vetëm se do të fitoj në Viti, Anamoravë por edhe në nivel vendi duke shtuar se numri 47 do të jetë fitues i vetëm i cili sjellë progresin, prosperitetin dhe atë për të gjitha kategoritë dhe pa dallime. Gjatë këtij tubimi u prezantuan edhe kandidatet femra nga ky subjekt politik për asamble komunale. LDK-ja e Vitisë cilësohet se partia që ka më së shumti gra profesioniste të cilët synojnë të hynë në Kuvendin Komunal ndër to janë: Dr. Xhilsime Qamili, Dr. Vjollca Kadolli, Valbona Haziri, Ajtene Frangu, Rufadije Rexhepi, Besjana Rexhepi, Taibe Ibrahimi, Zejnepe Osmani , Zekje Ukshini, Albiana Halili si dhe Mirlinda Xhelili../rajonipress/