Fundamenti

Qytetarët vazhdojnë të zhgënjehen edhe më shumë në qeverisjen komunale?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Asnjë projekt dhe asnjë punë e hajrit nuk ka nisur nga ky pushtet lokal. Jo që jemi të zhgënjyer, por çdo ditë po bindemi se kemi votuar gabimisht shprehen qytetarët gjilanas.

Gjilani ka mbetur akoma në pikën zero sa i përket investimeve dhe realizimit të projekteve. Qytetarët e anketuar thonë se çdo ditë e më shumë po binden se kanë votuar gabimisht për “ndryshimin” që nuk po ndodhë.

Murati një 54 vjeçar thotë se vërtet ka pritur shumë nga LVV, por teoria e tij po del të jetë e gabuar.”Kam gabuar shumë kur e votova “ndryshimin” dhe edhe më shumë po bindem se kam votuar gabimisht. Asnjë projekt i nisur, asnjë punë e hajrit nuk ka startuar. Ky është ndryshimi që unë e kam pritur a..Jo i zhgënjyer në ekstrem jam” u shpreh Murati.

Mobi Casa

Luljeta një studente e arkitekturës thotë se Gjilani çdo ditë e më shumë po vdes klinikisht. “Gjilani nuk ka përfituar asnjë të mirë nga kjo qeverisje e paditur dhe dembele. Kam shpresuar shumë në LVV dhe në liderin e saj Albin Kurtin, ama jam e zhgënjyer me këtë qeverisje dhe jam tepër e befasuar që Gjilani po vend numëron” shprehet kjo qytetare.

Hysnija një pensionist thotë se ekstrem është i zhgënjyer. “E jemja e ka pasur ma, ama për këtë popull s`ka qeveri të mirë. Edhe puna e Albin Kurtit u dok dhe u pa që është veç për karrige e pushtet” tha i revoltuar pensionisti./rajonipress/