Uji Dea

Qytetarët vazhdojnë të zhgënjehen, asgjë e re nga qeverisja e LVV, kemi mbetur zonë e vdekur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të zhgënjyer me dinamikën e dobët të punëve në komunën e Gjilanit. Ata thonë se Gjilani ka mbetur zonë e vdekur, në mungesë të investimeve, derisa janë befasuar me Albin Kurtin, i cili tek tash e pranoi se autostrada pritet të përfundoj këtë vit.

Gjilanasit kanë mendime të ashpra ndaj Albin Kurtit dhe qeverisjes komunale në Gjilan, të cilët nga padituria dhe neglizhenca, e kanë lënë në harresë këtë qytet, me shumë halle e kërkesa.

Naimi një qytetar gjilanas i cili thotë se ishte përkrahës i VV është thellë i zhgënjyer.
“Ua kam dhënë votën personalisht, po kurrë se kam menduar se Albin Kurti është kaq rrencë e demagog. Mua nuk po më intereson fare dialogu, atje bahet pazar, mua po më intereson jeta ime dhe e fëmijëve të mi, që kemi mbetur në lloq, pa asnjë të ardhme përpara” shprehet Naimi.

FIDANISHTJA

Denisi një tjetër qytetar thotë se Gjilani duhet të përgatitet edhe për një dështim të radhës.
”Edhe ato pak punë që po i kryejnë, po i bëjnë keq dhe në mënyrë jo profesionale. Gjilani po vendnumëron dhe s`kam asnjë shpresë se do të ndryshojë diçka për të miwa. Ky djaloshi Albani i dashuruar në vetveten, ende nuk po e kupton që është zgjedhur kryetar komune, e jo argat i partisë” shton me ironi Denisi.

Limoni një student thotë se ka votuar për LVV, por tash kas dilema të shumta.
“Kam votuar dhe e kam përkrahur LVV, ama tash kam dilema të mëdha sepse vërtet u teprua me demagogji e rrena. Këta ishin vetëm qefli të vetvetes dhe po jetojnë me kamufllazhe e rrena bajate. Pa punë konkrete qytetari nuk bindet, fatkeqësisht jemi bindur se këta janë të dobët dhe të paditur” tha Limoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.