Fundamenti

Qytetarët vazhdojnë me reagimet, të shqetësuar për shtrenjtimin e tatimit në pronë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët gjilanas vazhdojnë të reagojnë qoftë përmes rrjeteve sociale ose edhe në anketa e prononcime të ndryshme mbi shtrenjtimin e tatimit në pronë. Kjo është e padrejtë dhe po bëhet në një kohë kur kriza ka arritur kulmin.

Qytetarëve nuk ju intereso9n kush ka vendosur ose kush ka propozuar, atyre ju intereson faktura dhe çmimi që po duhet ta paguajnë dyfish.

Milaimi qytetar gjilanas mendon se kjo ngritje është skandaloze.”Vërtet se kam pritur sepse më herët ka pasur një paralajmërim se do të rritet tatimi. Kësaj radhe diçka si me tradhti e tinëz e bënë këtë ngritje”shprehet ai.

Uji Dea

Hasani gjithashtu nga Gjilani mendon se rritja e tatimit po ndodhë në një kohë shumë të keqe.”Unë dali dhe eci edhe me shok tek parku i qytetit dhe po dëgjojë se disave ju ka ardhën shumë shtrenjtë. Komuna dhe Qeveria është ngutur me këtë rritje se populli është në një krizë shumë të madhe” shprehet ai.

Artani student i ekonomisë mendon se tatimi është rritur dyfish. “Tatimi është rritur, pagat kanë mbetur të njëjta e si me krye unë shkollën kur prindi nuk ka mundësi financiare. Vërtet Qeveria kësaj radhe ka dështuar keq, edhe pse jam përkrahës i Albinit, ama këtu krejt gabim e kanë marrë këtë vendim” tha Artani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.