ARKATANA

Qytetarët “ushqejnë” me taksa gjithë aparatin nepotik e klanor

/ 11 minuta lexim
Uji Dea

Njohësit e fushës së ekonomisë, ekspertët e ndryshëm, konsiderojnë se sado që ekonomia e Kosovës nuk është e zhvilluar sa duhet, megjithatë taksat e tyre dhe kontributet e ndryshme detyrimore që i paguajnë ata, por edhe bizneset e ndershme, sipas ligjeve në fuqi, janë burimi i vetëm i grumbullimit të buxhetit të shtetit.

“Në rastin e Kosovës qytetarët dhe bizneset kanë dëshmuar në çdo kohë, duke kryer obligimet ndaj kauzës kombëtare, por edhe të funksionimit si shtet të Kosovës. Duke qenë dëshmitarë të kohës, qeveritë e Kosovës që nga paslufta e kanë keqpërdorur paranë publike në çdo moment dhe i është dhënë rasti përmes tenderomanisë dhe duke i ofruar luksin vetes, por qeveria e tanishme bëri edhe një hap tutje, duke treguar egon e pangopshme, pasi kryeministri aktual e rrit pagën pa më të voglin arsyetim, vetëm pse do t’i rrisë luksin vetvetes”, është shprehur analisti Mustafë Kadriaj për gazetën “Kosova Sot”.

Njohësit e fushës së ekonomisë, ekspertët e ndryshëm, konsiderojnë se sado që ekonomia e Kosovës nuk është e zhvilluar sa duhet, megjithatë taksat e tyre dhe kontributet e ndryshme detyrimore që i paguajnë ata, por edhe bizneset e ndershme, sipas ligjeve në fuqi, janë burimi i vetëm i grumbullimit të buxhetit të shtetit.

Derisa nga viti në vit shihet një disiplinë e theksuar qytetare e biznesore për t’i paguar kontributet e shtetit, pyetja shtrohet se si po sillet shteti ndaj këtyre kontribuuesve dhe për çka realisht po paguajnë taksa qytetarët dhe bizneset në Kosovë, derisa buxheti i mbledhur nga taksat po keqpërdoret në masën më ekstreme të mundshme nga kapësit e shtetit. Në vendet normale kur pushteti jep llogari për çdo cent të harxhuar, qytetarët me dinjitetin më të madh i paguajnë taksat, sepse e dinë se ato taksa e përmirësojnë jetën e tyre, në shërbime më të mira shëndetësore, në rrugë e kanalizime dhe administratë efikase. Mirëpo, në Kosovë situata është krejt ndryshe, qytetarët i paguajnë taksat vetëm për t’u dhënë rroga njerëzve të politikës dhe familjarët e klanet e politikanëve që zënë vend në administratën shtetërore. E kështu shteti nuk mund të ndërtohet, fuqizohet e të zhvillohet në interesin e gjerë publik, por vetëm për interesin e oligarkëve kriminalë të lidhur me mafinë. Krejt ky lloj abuzimi ndodh pasi në shtetin e ri dhe akoma të brishtë të Kosovës askush nuk i frikësohet ligjit, pra askush, pushtetarët, që janë klasë speciale mbi ligjin, të cilët paratë e qytetarëve i abuzojnë në tenderë, e deri te ndërtimi i asfalteve që prishen shpejt, vetëm e vetëm për të përfituar për vete.

Vazhdimisht kemi afera korruptive

Njohësi i mirë i fushës së ekonomisë, Mustafë Kadriaj, thotë për “Kosova Sot” se parimisht dhe ligjërisht kontributi i të gjithë taksapaguesve që kontribuojnë në grumbullimin e buxhetit të shtetit do të duhej t’u kthehej atyre në ndihmesë për zhvillim dhe zgjerim pjesërisht, sikurse një pjesë tjetër për interesin e gjerë publik dhe mirëqenien sociale e fuqizimin e ndërtimit të shtetit, por kjo nuk ndodh tek ne.”Parimisht në shtete normale taksat dhe tatimet, përveçqë janë të obliguara me ligj, njëherësh është edhe obligim kombëtar i qytetarëve dhe bizneseve, sepse me taksat dhe tatimet funksionin shteti dhe qytetarit i kthehen përmes infrastrukturës dhe shërbime. Në rastin e Kosovës qytetarët dhe bizneset kanë dëshmuar në çdo kohë, duke kryer obligimet ndaj kauzës kombëtare, por edhe të funksionimit si shtet të Kosovës. Duke qenë dëshmitarë të kohës, qeveritë e Kosovës që nga paslufta kanë keqpërdorur paranë publike në çdo moment ku i është dhënë rasti, përmes tenderomanisë dhe duke i ofruar luksin vetes, por qeveria e tanishme bëri edhe një hap tutje, duke treguar egon e pangopshme, ku kryeministri aktual e rrit pagën pa më të voglin arsyetim, vetëm pse do t’i rrisë luksin vetvetes. Ne nuk jemi kundër luksit të askujt nëse e ka me djersë, por jo me taksat e bizneseve të dërmuara dhe qytetarëve të varfër”, është shprehur analisti Mustafë Kadriaj.

Ai shton se, sipas logjikës së kryeministrit më të mirë ebën jetën të merresh me politikë sesa me biznese, që kjo në shtetet me ekonomi të tregut nuk ndodh.”Do të arsyetohej sikur kryeministri aktual të kishte bërë hap shumë radikal në zhvillimin e vendit me politika dhe strategji ekonomike, por që deri më tani ka dëshmuar që bën veprime aty për aty dhe më e rënda kryeministri aktual nënçmon qytetarin, duke u shprehur që me të si kryeministër ka ndryshuar shumë pozitivisht në zhvillim Kosova. Po, është e vërtetë që ka ndryshuar, por jo për të mirë aspak, vetëm kemi rritje të importit, stopim të njohjeve për Kosovën, kemi dekadencë në arsim, po ashtu kemi edhe afera korruptive, mjafton së fundi vetë rasti i 53 milionë euro, për të cilin tani pritet që ta thonë fjalën e fundit prokuroria dhe drejtësia në vend”, theksoi Kadriaj për “Kosova Sot”.

“Dihet mirëfilli se taksa realisht paguhet për shtetin nga qytetarët e bizneset në Kosovë, derisa ai buxhet i mbledhur nga taksat po keqpërdoret. Derisa në vendet normale, kur pushteti jep llogari për çdo cent të harxhuar, qytetarët me dinjitetin më të madh i paguajnë taksat, sepse e dinë se ato taksa e përmirësojnë jetën e tyre, në shërbime më të mira shëndetësore, në rrugën e kanalizimeve dhe në administratën efikase. Andaj, për këtë çuditemi, a thua, pse në Kosovë qytetarët i paguajnë taksat vetëm për t’u dhënë rroga njerëzve të politikës dhe familjarët e klaneve të politikanëve që zënë vend në administratën shtetërore? Dhe, a thua, pse fare nuk i frikësohen ligjit pushtetarët, të cilët vazhdimisht paratë e qytetarëve i abuzojnë në tenderë, e deri te ndërtimi i asfalteve që prishen shpejt, vetëm e vetëm për të përfituar për vete”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”

Mobi Casa

“Fundi i qershorit është koha e rishikimit të buxhetit të vitit 2018, kur bëhet një rishpërndarje e buxhetit. Po ta kishim në funksion shtetin e Kosovës, së paku gjithë qershori do të vlonte nga debatet e ashpra pozitëopozitë rreth rishpërndarjes së buxhetit. Tani, që kanë në funksion “Dërzhavën” e Kosovës, pozitë e opozitë këndojnë këngën o asnjë fjalë o s’i shpëtoj nga goja. Hapja e debateve mund të cenojë në ndonjë formë funksionimin e “Drzhavës”, dikush ndoshta do të ngrejë zërin për ndonjë çështje që ka të bëj me ndërtimin e shtetit të Kosovës, kështu që më së miri po rrinë në qetësi dhe rahati”, theksoi analisti Xhevat Meha për “Kosova Sot”

Eksperti i çështjeve ekonomike, Dardan Grapci, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se taksat qytetarët që po i paguajnë, për fat të keq, i paguajnë edhe për serbët që jetojnë në Kosovë dhe të cilët nuk e njohin as shtetin e tyre.”Gjithashtu, pushtetarët politikë, në vend që të investojnë në industrinë e prodhimit, bujqësisë dhe rritjen e pagave nëpër institucionet shtetërore, ata me paratë e qytetarëve shkojnë e blejnë vetura, telefona celularë, të cilët janë më të shtrenjtët dhe me ato para që teprojnë investojnë aty ku nuk duhet”, është shprehur Grapci

Meha: Shpërndarja e buxhetit shpalos lakuriq zbatimin e politikave të Beogradit për Kosovën

Njohësi i fushës së ekonomisë, Bislim Aliu, thotë se për nivelin e lartë të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit nga grupet kriminale e klienteliste, dihet botërisht, është folur e shkruar, por askush nuk merret me këtë temë.”Dihet mirëfilli se taksa realisht paguhet për shtetin nga qytetarët e bizneset në Kosovë, derisa ai buxhet i mbledhur nga taksat po keqpërdoret. Derisa në vendet normale, kur pushteti jep llogari për çdo cent të harxhuar, qytetarët me dinjitetin më të madh paguajnë taksat, sepse e dinë se ato taksa e përmirësojnë jetën e tyre, në shërbime më të mira shëndetësore, në rrugën e kanalizimeve dhe në administratën efikase. Andaj, për këtë çuditemi, a thua, pse në Kosovë qytetarët paguajnë taksat vetëm për t’u dhënë rroga njerëzve të politikës dhe familjarët e klaneve të politikanëve që zënë vend në administratën shtetërore? Dhe, a thua, pse fare nuk i frikësohen ligjit pushtetarët, të cilët vazhdimisht paratë e qytetarëve i abuzojnë në tenderë, e deri te ndërtimi i asfalteve që prishen shpejt, vetëm e vetëm për të përfituar për vete”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

Sipas një analize që e bën eksperti i fushës së ekonomisë, Xhevat Meha, del se falë shpërdorimit të madh të buxhetit të shtetit nga kjo kastë politike po ikën edhe muaji korrik dhe tema e rishikimit të buxhetit të shtetit, që sipas ligjit bëhet zakonisht në pjesën e dytë të vitit, në gjashtëmujorin e dytë, para pushimeve të verës, nuk po bëhet akoma.”Rishikimi i buxhetit për forcimin e “Drzhavës” se Kosovës, si e quan Meha me shprehje ironike, sipas tij, të kontrolluar fund e krye nga shërbimet e huaja, sidomos nga ato serbe.”Fundi i qershorit është koha e rishikimit të buxhetit të vitit 2018, ku bëhet një rishpërndarje e buxhetit. Po ta kishim në funksion shtetin e Kosovës, së paku gjithë qershori do të vlonte nga debatet e ashpra pozitë-opozitë rreth rishpërndarjes së buxhetit. Tani, që keni në funksion “Dërzhavën” e Kosovës, pozitë e opozitë këndojnë këngën o asnjë fjalë o s’i shpëtoj nga goja. Hapja e debateve mund të cenojë në ndonjë formë funksionimin e “Drzhavës”, dikush ndoshta do të ngrejë zërin për ndonjë çështje që ka të bëjë me ndërtimin e shtetit të Kosovës, kështu që më së miri po rrinë në qetësi dhe rahati”, theksoi analisti Xhevat Meha për “Kosova Sot”.

Ai tani shprehet shumë i shqetësuar edhe për mënyrën e si po shpenzohet ky buxhet.”Si shpjegohet kjo? Këto struktura drejtuese të pozitës e opozitës janë bashkëndërtuese të “Drzhavës” së Kosovës dhe nuk duan të prishin atë çka kanë ndërtuar. Unë i shikova shpenzimet buxhetore të disa njësive buxhetore dhe disa çështje më ranë në sy: 1) Rritja e shpenzimeve buxhetore për institucionet përgjegjëse për zbatim të ligjit vazhdon të jetë minimale, aq sa siguron mbajtjen e gjendjes së deritanishme dhe nuk e lejon ndryshimin. 2) Numri i punëtorëve dhe shpenzimet e tërësishme të shumë njësive buxhetore që kanë rëndësi dhe peshë të vogël për funksionimin e shtetit të Kosovës janë shumë të larta në krahasim me numrin e punëtorëve dhe shpenzimet e tërësishme buxhetore për institucionet përgjegjëse për zbatim të ligjit, e që janë shtylla e funksionimit të shtetit të Kosovës. Kjo shpërndarje e buxhetit paraqet shpaluar lakuriq zbatimin e politikave të Beogradit për Kosovën e pasluftës së fundit, për të mos funksionuar shteti ligjor dhe drejtësia, por për zbatimin e atyre politikave sabotuese përmes rrjetit të spiunëve brenda institucioneve të Kosovës, duke përfshirë edhe krerët më të lartë”, theksoi analisti Meha për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)