RCCOLA

Qytetarët të zhgënjyer me qeverisjen e Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qytetarët gjilanas kanë mendime të ndryshme për qeverisjen e Alban Hysenit. Shumica e të anketuarve mendojnë se Alban Hyseni po tregohet shumë i dobët dhe po e zhyt komunën në probleme edhe më të thella duke krijuar skandale, disa thonë se Albanit i duhet ende kohë për ta marrë vetën.

Dy skandalet e fundit që u shkaktuan nga njerëzit e pushtetit, ku qeverisë Alban Hyseni e kanë luhatur edhe më shumë besimin e qytetarwve gjilanas karshi qeverisjes komunale.

Murati një 53 vjeçar thotë se ka pritur më shumë nga Alban Hyseni. “E kam votuar me duart e mija Albanin, ama më ka zhgënjyer fort sepse nuk po shoh diçka të hajrit nga ky kryetar” shprehet Murati.

RCCOLA

Hysnija një punëtor krahu thotë se ka pritur shumë nga ndryshimi që ka votuar edhe ai vet. “Po valla, pasha zotin edhe unë e votova po u zhgënjeva se s`ka punësim, s`ka trust, veç keq e ma keq po bahet për fukaranë” shprehet ai.

Dritoni student mendon se Alban Hysenit i duhet ende kohë. “I duhet kohë Albanit sepse e ka gjetur gjendjen në kolaps dhe nuk mundet për tre muaj me ba mrekullina” shprehet Dritoni.

Muzaferi një 49 vjeçar thotë se Alban Hyseni edhe më shumë po e irriton publikun kur po merret me tema të mëdha.”Çka më intereson mua Ukraina a zgjedhjet në Serbi, mua më interesojnë projekte për Gjilanin, për qytetin tim sepse për këtë e ka marr votën. Me këtë ç`asje Alban Hyseni as një katund s`ka me mundur me udhëhoqën e lëre ma shumë” u shpreh Muzaferi./rajpniress/