RCCOLA

Qytetarët të zhgënjyer: Boll po na shkatërron skamja, veç edhe kjo Qeveria po na huton krejt

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Paralajmërimet e qeveritarëve për një dimër të vështirë po shkaktojnë stres e presion tek qytetarët. Ata thonë se jeta e rëndë e me probleme të përditshme të çmimeve e ka stërngarkuar të jetuarit duke llogaritur këtu edhe deklaratat paushalle të njerëzve të Qeverisë.

“Përgatituni sivjet”, “Do të jetë një dimër i vështirë” e parulla tjera qeveritare veç sa e bëjnë më të rëndë jetën e gjilanasve.

Më herët në parkun e qytetit të Gjilanit ka dominuar tek ata pak vizitor mubabeti i rëndomtë për jetën politike, e tani kohëve të fundit të vetmet shprehje që dominojë janë”Drutë, peleti dhe çmimet e ngritura”.

Mobi Casa

Selmani një qytetar 58 vjeçar thotë se ka 9 anëtar në shtëpi. “Nuk e di sivjet si dalim në dimër, të holla s`kemi mjaftueshëm ndërsa çmimet kanë shkuar në hava. Kjo Qeveria në vend se të na jep gajret, po na fundos krejt me ato deklarata të pamatura” shprehet Selmani.

Mevludini një qytetar tjetër mendon se Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në deklarata. “Valla veç me dal në mal. Kur ish pandemia na trishtuan krejt, tash jo dimri i rëndë, jo rrymë s`ka me pas e lloj lloj eksperimenti po bahet me neve” shprehet Mevuldini.

Faiki një pensionist thotë se ky do të jetë dimri më i egër sipas qeveritarëve.”Unë jam mësuar me këto dokrra të pushtetit. Mos u dorëzoni e jetoni ashtu siç kemi jetue han e dan” mendon Faiku./rajonipress/