Hidromorava

Qytetarët të tmerruar, faturat e tatimit në pronë dyfishohen

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Bekim Shala qytetar nga Gjilani thotë se fatura e tatimit në pronë nga 47 euro sa ishte vitin e kaluar i ka ardhur 80 euro këtë vit.

Shumë qytetar kanë reaguar ashpër kur i kanë parë faturat e rritura të tatimit në pronë. Disa këtë rritje e shohin si turp sepse po ndodhë në një kohë shumë të rëndë ekonomike.

Bashkim Shala që jeton një rrugën “Enver Miftari” në Gjilan thotë se ka pranua faturen e tatimit ne pronë në vlerë të 80 eurove ndërsa viteve tjera e njëjta është paguar 47 euro.”Kjo vërtet është e tepërt dhe pa asnjë takt sepse ky shtrenjtim po ndodhë në një kohë kur kriza financiare po rritet çdo ditë” shprehet ai.

Uji Dea

Naim Syla nga Bresalci i revoltuar ka shkruar në rrjetet sociale.”Tatimi në pronë për 2023 i dyfishuar !?!?Rritje tinzare. Turp”.

Edhe, Ilmi Shabani nga Gjilani mendon se tatimi në pronë është rritur në një situatë shumë delikate.”KY Albin Kurti ishte jashtë kësaj toke, ky nuk po brengosej për popull qysh kemi mendue edhe jemi mashtrue. Ish tradhtar i madh edhe demagog sepse po rrejke shumë. Na mashtroi edhe me Trustin, po kah tjera fushata e ta shohim qysh po kalon tani” mendon ky qytetar i revoltuar./rajonipress/