UBT

Qytetarët të shqetësuar nga praktikantët, Asambleja Komunale vrimë e zezë e qeverisjes së dobët

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Që nga muaji mars Asambleja Komunale nuk po mundet të filloj me punimet. Qytetarët i shqetëson ky fakt dhe akuzojnë praktikantët e dobët. Edhe si kanë votat edhe nuk po dinë me udhëheq, mos vet për Gjilanin në duar të kujt ka mbetur shprehen qytetarët.

“Kur e kam votuar LVV kam menduar se këta janë të rinj dhe nuk kanë sherr. Po realisht këta as nuk po dinë dhe as nuk qelin udhë” shprehet Qerimi qytetar gjilanas.

Qerimi thotë se praktikantët e dobët po na marrin në qafë. “Unë e di që ka disa muaj që ata nuk po munden me mbajtën seancën e rregullt dhe kjo është shenjë e keqe e një qeverisjes e dobët” tha Qerimi.

RCCOLA

Lulzimi student i ndërtimtarisë thotë se Asambleja Komunale është vrima e zezë e qeverisjes së dobët.”Qysh po shkojnë punët nuk është çudi që Asambleja të mbyllet krejt ose të shkojmë në zgjedhje” shprehet ai.

Ndryshe për shkak të udhëheqjes së dobët dhe menaxhimit katasfrofal, Kushtrim Kadriu asambleist disa here ka kërkuar dorëheqjen e Arianit Sadikut dhe të Alban Hysenit./rajonipress/