Qytetarët të shqetësuar me punimet në rrugë

/ 1 minutë lexim

Viti – Banorët e lagjes”Mustaf Koka” në Viti, janë të shqetësuar me kompaninë e cila po merret me rregullimin e trotuarit për këmbësorët të cilët frekuentojnë këtë lagje.

Sot rreth orës 15:00, në këtë kurth, e ashtuquajtur pusetë (si për koincidenc) ka ra i riu V.A.A, dhe ka marrë “lëndime të rënda trupore” sipas dëshmitarit okularë G.H.R.

Mobi Casa

EVSB, fton organet përgjegjëse që të dalin në vend ngjarje, dhe të marrin masa ndaj kompanisë e cila është duke punuar trotuarin e lart përmendur, me qëllim që mos të kemi të lënduar t’jerë, dhe mos të përsëriten raste të t’jera të kësaj natyre.

Qytetarët duan Siguri!.
Fotot e dërguara nga tereni tregojnë pamjet se si është gjendja në këtë pjesë, si janë të vendosura pusetet etj thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/