RCCOLA

Qytetarët të revoltuar, bllokimi i qendrës së qytetit gabim fatal i qeverisjes komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetar të shumtë të anketuar kanë shprehur brengën dhe reagimet e tyre që për një javë rresht qendra e qytetit do të jetë e bllokuar për shkak të një panairi i cili fare lehtë ka mundur të mbahet në hapësirat shumë më të përshtatshme të qytetit. Ndërkaq mërgimtarët thonë se kjo është fyerje për ta.

Janë duke punuar kompani të shumta nga Prishtina për ta rregulluar e hijeshuar qendrën e qytetit, i bllokuar tashmë qe dy ditë për nevojat e Panairit. Bllokimi i qendrës së qytetit ka shkaktuar kaos në qytetin e Gjilanit ndërsa qytetarët janë të revoltuar që për një panair çfarëdo qoftë ai të bllokohet dhe të izolohen qytetarët.

Musliu një 44 vjeçar thotë se është i befasuar që Alban Hyseni po merr një vendim që nuk e ka marr asnjë kryetar komune.”Ta bllokosh qendrën një javë rresht për një panair me ngjyra të LGBT-së është krim ndaj qytetit dhe qytetarëve. Tani kanë ardhë mërgimtarët dhe ka fluks të madh të njerëzve, vetëm të shtunën është parë se çfarë kaosi ka pasur” shprehet ai.

UBT

Nuredini mërgimtar nga Gjermani thotë se kjo vërtet është fyerje.”Mezi gjeta parking për veturë dhe mezi shkova tek komuna për ta marrë një certifikatë. Fyerje më të madhe Alban Hyseni nuk ka mundur me krijue se ky kaos krejt i panevojshëm” u shpreh Nuredini.

Rrustemi qytetar që punon në qendër të qytetit thotë se u ka nxjerr shumë telashe ky panair. “Jemi bllokuar krejtësisht dhe ndodhemi në situatë shumë të pavolitshme. Komuna ka pasur shumë alternativa të tjera e jo në këtë formë, që po e paralizon komplet jetën urbane në qytet” u shpreh Rrustemi./rajonipress/